Qumështi, i rëndësishëm për fëmijët

Qumështi dhe prodhimet e tij (jogurti, djathi) kanë rol të rëndësishëm në ushqimin e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore, dhe për këtë preferohen 1-2 gota në ditë.

Një gotë qumësht apo jogurt përmban rreth 8gr proteina dhe kur kjo i shtohet burimeve të tjera të gjërave ushqyese, është plotësisht e mjaftueshme për zhvillim dhe rritje të fëmijës.

Përveç kësaj, një gotë me qumësht përmban edhe vitaminën D, e cila është e domosdoshme për absorbimin e kalciumit. Mos të harrojmë se kjo vitaminë mungon gjatë periudhës së dimrit, kur nuk ka dritë të mjaftueshme të diellit. Një gotë qumësht përmban edhe rreth 200 mg kalcium, që është sasi e pazëvendësueshme në secilin ushqim.

Fëmijët e moshës shkollore, mund të konsumojnë qumështin me yndyrë të plotë pa problem (3.5%), për t'i kënaqur nevojat e tyre energjike. Plotësisht në kundërshtim me besimin, zgjedhja e yndyrës së qumështit nuk ndikon në nivelin e kalciumit.

Llojet e tjera të qumështit (dele, dhi) mund të merren në konsiderim si zëvendësues të qumështit të lopës, por duhet të keni kujdes sepse në përbërjen e këtyre ushqimeve ka shumë dallime të mëdha në përbërjen e mineraleve, acidit folik dhe yndyrës, të cilat gjithsesi duhet të merren parasysh, shkruan Zëri.

Djathërat për dallim nga qumështi, janë burim më i pasur i energjisë për shkak të përmbajtjes më të madhe të yndyrës qumështore, prandaj sipas kësaj nuk janë të përshtatshme për fëmijët e vegjël, por nuk do të thotë që fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore nuk do të mund ta konsumojnë këtë artikull ushqimorë.
 

ProCredit Bank

Të fundit

  • Kosi parandalon diabetin

    Një dietë e pasur me fibra vegjetale dhe kos parandalon obezitetin dhe diabetin. Gjithashtu kosi është shumë i mirë edhe pë...

  • Pse duhet të hamë ve

    Shujta e mëngjesit me ve është zgjidhja më e mirë, sepse më gjatë do t’ju mbajë të ngopur, pohojnë shkencëtarët...

  • Arsyet pse duhet të hamë djath

    Ujë, kripë dhe qumësht, janë këta përbërësit me të cilët bëhet djathi. Ajo që bën dallimin nga njëri djath te tjetri...

  • Kosi për çdo kohë dhe për çdo moshë

    Nuk është eliksir i jetëgjatësisë, por kërkime të ndryshme kanë treguar se kosi është një aleat shumë i mirë për sh...

Ju rekomandojmë

Bujqit kritikojnë Komunën për vonesë në vlerësimin e dëmeve nga reshjet

Megjithëse nga të gjitha instancat Komuna e Prishtinës është vlerësuar të jetë më e dëmtuara nga reshjet e ditëve të ...

Thekra dhe arsyet pse duhet ngrënë

Thekra është shumë e shëndetshme, ka kosto të ulët, është shumë e mirë për shëndetin dhe nuk është vetëm ushqim i m...

Mbështetësit

Partnerët