Akuakultura kalon prodhimtarinë e mishit të lopës

Ushqimi i njerëzve si duhet ka arritur në një pikë të rëndësishme, pasi që prodhimi i peshkut në botë ka kaluar atë të mishit të lopës për herë të parë në epokën moderne. Këto të dhëna kanë ardhur nga Departamenti i Agrikulturës së Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-ve.

Kjo tregon edhe njëherë se kultivimi i peshkut po shënon rritje, duke zënë vend në të gjithë globin, me ç’rast edhe shumë universitete kanë hapur programe për akuakulturën.

Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Agrikulturë vlerëson se prodhimi i peshkut në ferma është rritur gjashtë herë më shumë në 20 vjetët e fundit.

“Ka kërkesë për proteinat e peshkut”, thotë shkencëtari hulumtues, Cyr Couturier nga “Marine Institute” në Universitetin Memorial të Newfoundland.

Hulumtimi i Couturier është përqendruar në zvogëlimin e ndikimit ambientalist të akuakulturës. Ai thotë se nuk është i befasuar që mishi i lopës ka rënë prapa prodhimit të mishit të peshkut në ferma të peshqve.

“Është një burim i mirë e i shëndetshëm i proteinës së kafshëve, dhe mendoj se kjo është edhe një arsye pse është rritur prodhimtaria e peshkut në planet”, ka thënë Couturier.

Çdo gjë nga peshku e deri tek frutat më të ndryshëm ujor, sot prodhohet në ferma. Dhe, një fakt aspak befasues, Kina kryeson në botën e akuakulturës.

“Mendoj se peshku i fermave do të jetë pjesë e përgjigjeve për sa i përket furnizimit me ushqim”, ka thënë Janet Larsen, drejtor i hulumtimit. /FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Farat e lulediellit, dhe të mirat e tyre

Farat e lulediellit janë ndoshta më të njohura nga të gjitha faratushqimore,ato mund të hahen të papërpunuara, të pjekura ...

Luleshtrydhja parandalon kancerin

Sipas kërkimeve më të reja, është provuar se luleshtrydhet ndihmojnë në parandalimin ekancerit në ezofag. "Luleshtrydhja ...

Mbështetësit

Partnerët