Agro Kartela

Veza ushqim edhe për fëmijët

Fëmijët duhet të konsumojnë nga një veze çdo ditë, thonë ekspertët. Si një nga produktet me vlerat më të larta ushqyese, veza jo vetëm që i jep energji trupit por ndihmon edhe në shtimin e suksesit në shkollë të fëmijëve, duke rritur aktivitetin e tyre mendor.

Produktet shtazore duhet të konsumohen rregullisht për një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Duhet theksuar se veza përmban proteinën më cilësore në mesin e produkteve tjera. Këto proteina me vlerë të lartë biologjike, gjenden me shumicë tek veza.

Veza është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për njeriun. Përmban të gjitha aminoacidet, të cilat nuk sintetizohen në trupin e njeriut. Ngaqë përmban vlera të larta ushqyese, këshillohet të konsumohet sidomos në periudhën e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Veçanërisht fëmijët që shkojnë në shkollë duhet të konsumojnë të paktën një çdo ditë.

Veza rrit aktivitetin mendor

Fëmijët të cilët konsumojnë rregullisht vezë në mëngjes janë më të suksesshëm në shkollë. Veza jo vetëm që i mban energjikë por shton dhe aktivitetin e tyre mendor. Konsumimi i vezës është shumë i rëndësishëm për një aktivitet të mirë mendor, ashtu si mishi dhe produktet e qumështit. Veçanërisht
fëmijët e shkollës fillore dhe 9-vjeçare medoemos duhet të hanë një vezë në mëngjes. Veza e konsumuar në mëngjes i ndihmon të ndjekin më mirë mësimin dhe si rrjedhojë të bëhen më të suksesshëm.

Disa fëmijë preferojnë të hanë vetëm të bardhën ose të kuqin e vezës por specialistët sugjerojnë konsumimin e të gjithë vezës. 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

India është prodhuesja më e madhe e qumështit në botë

India kaherë është prodhuesja më e madhe e qumështit në botë dhe prodhimi i qumështit është rritur aq shumë saqë tani ...

Të mirat e mollëve

Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet. Frutat përmbajnë rreth 15 përqind sheqerna, acide organike e ...

Mbështetësit

Partnerët