Agro Kartela

Elbi dhe thekra

Gruri integral rrit imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe rregullon tretjen, shëron alergjinë si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës.

Gruri përmban proteina deri në 70 për qind, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike, si dhe tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistëve dhe fëmijëve.

Thekra është një drithë, i cili me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues.

Thekra përmban 74 për qind karbohidrate, 9.3 për qind proteina dhe 1.8 për qind yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te vështirësitë në klimaks, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.

Elbi, si një prej drithërave kryesore, pa të drejtë konsiderohet si ushqim i të varfërve. Sipas vlerave biologjike, elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra, ndërkaq përmban 35 për qind të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak.

Elbi përmban gjithashtu 73,4 për qind karbohidrate, 11 për qind proteina dhe 1,8 për qind yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit. /FermaIme/ 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Arrat kundër kancerit të gjirit

Konsumi i vazhdueshëm i arrave përveç dobive të tjera, mund të ndikojë edhe në pakësimin e rrezikut të kancerit të ...

Hudhra dhe efektet e saj

Hudhra është dëshmuar si një “ilaç natyral” me efekte të shumëfishta në organizmin e njeriut...

Mbështetësit

Partnerët