Agro Kartela

Tërshëra dhe efektet kuruese

Tërshëra është në mesin e shumë kullosave vjetore, e cila prodhon kokrra që konsumohen nga njerëzit. Thuhet se tërshëra është kultivuar rreth 4000 vjet më parë nga të lashtit, por në Europë ka filluar kultivimi i saj 3000 vjet më parë.

Është ushqim shumë i popullarizuar për shkak të vlerave të larta ushqyese që ka, dhe është përdorur shumë si ushqim i mëngjesit nga njerëzit para shumë e shumë kohëve. Ka shije të arrës dhe është një shtesë e shkëlqyer për bukë dhe ushqime tjera.

Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasuara më lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (14%), zink, fosfot, magnez, kalcium, Vitamina B1, B2, A dhe E.

Mielli i tërshërës është antioksidues, është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijët dhe nënat më fëmijë në gji e që kanë mungesë të qumështit.

Tërshëra gjithashtu ulë presionin e gjakut, qetëson sistemin nervor, ulë gjëndrat tiroide, trajton probleme të lëkurës, përdoret për kura dietike, ndihmon personat që kanë problem me oreksin etj. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Kajsia, burim i shëndetit

Ngjason shumë me pjeshkën, me ngjyrë të verdhë apo nganjëherë edhe të portokalltë, e nganjëherë edhe me shkëlqim të ...

Rozmarina, bima me efekte të larta shëruese dhe qetësuese

Rozmarina (lat. rosmarinus officinalis), posedon një aromë të fortë, por edhe pikante, aromatike dhe një shije të hidhur...

Mbështetësit

Partnerët