Agro Kartela

Probleme me ushqim në plazhet e Durrësit dhe Golemit

Rreth 800 mijë inspektime janë kryer nga autoriteti kombëtar i ushqimit në zonat turistike të Shqipërisë. Drejtuesit e këtij institucioni thonë se nga kontrrollet janë vënë re se një pjesë e subjekteve , restorante e fastfoode që ju shërbejnë konsumatorëve kanë patur probleme me kushtet higjeno sanitare .

Problemet më të shumta janë vënë re në plazhet e Durrësit dhe Golemit .

"Në tre a katër javët ë fundit kemi një fluks prej 800 inspektime në total me të cilat normalishte kemi pasur problematika të ndryshme.Kryesishtë problematikat kanë të bëjnë më kushtet higjeno sanitare,kryesishtë në kuadër të higjenës që duhet të mbaje subjekti në ambjentet ku prodhon apo magazinojnë apo transportojnë produkte ushqimore": Artan Gjergji, drejtor i AKU-së

Drejtori i autoritetit kombëtar të ushqimit u shpreh se gjatë inspektimeve janë bllokuar një numër i madh subjektesh dhe malli i tyre është asgjesuar , ndërkohë që për disa të tjera është aplikuar dhe masa administrative me gjoba ,me paralajmërime të ndryeshme.
"Niveli i bllokimeve është diku te 35 subjekte,janë marr masa paralajmëruese me gjoba të konsiderueshme diku te (90-100) subjekte është marr masa e paralajmërimit është lënë një kohë ku ke një javë apo dy javë për të përmisuar kushtet ,kuptohet për ato subjektet që nuk e kanë pasur situatën shumë të agravuar" : tha Artan Gjergji, drejtor i AKU-së

Autoriteti kombëtar i ushqimit në këto ditë të nxehta vere po ushtr on kontrolle të shumta edhe në pikat e shitjes së akulloreve të cilat në jo pak raste janë origjina e kontaminimeve të shumta të konsumatorëve shqiptarë . Në Tiranë shprehet ai , janë bllokuar disa subjekte që e tregëtojnë akulloren , ndërkohë që inspektimet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit gusht./AS

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Komuna e Pejës ndihmon bletarët

Kryetari Muhaxheri është duke vazhduar me realizimin e premtimeve, të cilat po realizohen çdo ditë e më shumë. Para disa ...

Përse e duam qepën

​Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar se qepa ka një avantazh të madh në gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe ...

Mbështetësit

Partnerët