Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Helmimi nga ushqimi

Çka është helmimi nga ushqimi? Helmimi me ushqim, është një term i përgjithësuar për një shumëllojshmëri të gjerë të sëmundjeve që shkaktohen nga ingestioni i ushqimit apo pijeve që përmbajnë toksina ose qe janë kontaminuar me mikroorganizma të dëmshem, si me bakterie, viruse ose parazitë.

Helmimi me ushqim ne menyre tipike shkakton iritim dhe inflamacion të traktit gastrointestinal( traktit tretes) që mund të jenë të rënda dhe ne disa rate të çojë në komplikacione të rënda.

Helmimi me ushqim shpesh mund të parandalohen me nje higjienë te thjeshtë dhe me me marrjen e masave paraprake gjate pergatitjes se ushqimit.

Llojet e helmimit nga ushqimi:
Forma më e zakonshme e helmimit nga ushqimi është salmonellosis, e cila është shkaktuar nga bakteria salmonelës. Llojet e tjera tipike të helmimit me ushqim dhe shkaktaret e tyre jane:
-Botulizmi e shkakton bakteria Clostridium botulinum.
-Kampilobakteriozat e shkakton bakteria Campylobacter.
-Cryptosporidiosis (Cryptosporidium enterit) e shkakton protozoa Cryptosporidium
- Helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga escherichia coli ndodh kur hahet ushqim apo pije kontaminuar lloje të baktereve E. coli (për shembull, E. coli O157: H7).
-Listeriosis e shkakton bakteria Listeria monocytogenes.
-Helmimi me kërpudha e shkakton ngrënia e kërpudhave helmuese të papërpunuara ose të pergatitura.
-Shigellozis e shkakton bakteria Shigella.
-Staphyloenterotoxicosis e shkakton bakteret e gjinise Staphylococcus.

Shumë lloje të helmimit me ushqim janë përhapur nëpërmjet ushqimit ose pijeve të cilat kanë qenë të kontaminuar me feces të njeriut ose të kafshëve të cilat përmbajnë bakteret infektive, viruset ose parazitët.

Burimet e zakonshme të ushqimeve të kontaminuara me mikroorganizma infektive përfshijnë vezë jo te ziera mire, mishi i pules, dhe shpezëve, apo ndonjë ushqim jo i pergatitur ose i papërpunuara që vjen nga kafshët, si ushqim deti, mishi, qumështi dhe produktet e qumështit.

Çdo ushqim apo pije mund te kontaminohet me mikroorganizmat infektiv dhe te shkaktojnë helmim, nese ushqimi është perpunuar nga një person i infektuar me duart e palara, ose në qoftë se personi qe e perpunon ushqimin vjen në kontakt me ushqimin ose lëngjet e kontaminuara.

Helmimi me ushqim mund të jete gjendje shume serioze , me mundesi per komplikacione të rrezikshme për jetën, duke përfshirë dëmtimin e organeve, dehidrimin, meningjitin, sepsën , lindje të te foshjes se vdekur dhe artritit kronik.

Ju duhet qe shpejte kërkoni kujdesin mjekësor nëse keni keto simptome: te vjella, dhimbje barkut, diarre( barkqitje) dhe dyshini se edhe ju jeni helmuar.

Diagnoza e hershme dhe trajtimi mund të zvogelojne kete shqetesim dhe rrezikun e komplikacioneve dhe ndihmon ne parandalimin e përhapjes se helmimit te te tjerët.

Menjëhere kerkoni kujdesin mjekësore nëse ju, ose dikush që ju jeni me të, ka simptome te helmimit dhe rënie të vigjilencës ose mungese te urinimit.

Cilat janë simptomet?
Simptomet ndryshojnë varësisht llojit të helmimit, sasia e mikroorganizmave infektiv ose toksinave te ingestionuara, mosha, historia mjekësore dhe faktorëve tjerë.

Simptomat klasike të helmimit afektojne lukthin dhe zorrët dhe manifestohen me dhimbje barku, diarre dhe të vjella. Simptomat e helmimit dhe komplikacionet e saj mund të ndikojë edhe në organet tjera, duke përfshirë mëlçinë, lëkurën, nyjet dhe veshkat dhe sistemet e tjera të trupit si sistemin nervor dhe ne ate te frymëmarrjes).

Rastet e lehta të disa llojeve të helmimit nuk mund të shkaktojë simptome të dukshme.

Simptomat e helmimit nga ushqim mund të përfshijnë:
- Bebezat e syve te zgjerura, skuqje ne pjesen e bardhët, apo te pamurit e paqarte
- Marramendje
- Ethe dhe të dridhura
- Koke dhimbje
- Periudha te diarese të shumta dhe te shkurtra që mund të jenë të përgjakshme
- Dobësi muskulare
- Nauze dhe të vjella
- Dhimbje të forta të barkut dhe ngerçe
- Simptoma të lëkurës si: plagë, puçrra apo absces
Simptomat që mund të tregojnë një gjendje serioze ose kërcënuese për jetën. Në disa raste, helmimi me ushqim mund të rezultojë në komplikacione të rënda ose të rrezikshme për jetën, të tilla si dehidrim te rëndë, meningjit, sepsë, lindje të frytit te vdekur dhe abort Menjëhere kerkoni kujdesin mjekësore (thirr 194) nëse se ju, ose dikush që ju jeni me të, ka ndonjë nga këto simptoma:
- Ndryshimi në vigjilencë apo nivelin e vetëdijes
- Letargji (pergjumje) ose reagim te zvogeluar
- Mos urinim ose urinim ne sasi të vogla- urina ngjyrë çaji
- Frymëmarrje te renduar apo shkurim te rende te saj
- Dobësi e rënde ose paralize
- Dhimbje te pazakonta të barkut ose gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë
Menjëhere kerkoni kujdesin mjekësore (thirr 194) nëse te foshnja juaj shihen fontanellat nen nivel (soft spot on the top of the head) përgjumje, qan pa lot dhe pelenat jane pak ose aspak te lagura.

Çka e shkakton helmimin?

Shumë lloje të helmimit me ushqim janë përhapur nëpërmjet ushqimit ose pijeve të cilat kanë qenë të kontaminuar me feces të njeriut osetë kafshëve të cilat përmbajnë bakteret infektive, viruset ose parazitët.

Çdo ushqim mund të kontaminohet me mikroorganizmat infektive të cilet shkaktojnë helmim me ushqim nëse ushqimi është perpunuar nga personi me duar te palara te ose në qoftë se ushqimi vjen në kontakt me tokën e kontaminuar apo ujin.

 

 

 

 

 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Studiuesit e universitetit të Teksasit pohuan se në zonën e dhimbjeve në trupin e njeriut kanë gjetur një lloj lënde të ...

Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

Domatet njihen në bazë të shumë substancave shëruese, që kanë për organizmin e njeriut, por ndoshta deri më tani nuk e ...

Mbështetësit

Partnerët