Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

12 mijë turistë të huaj e vizituan Kosovën

Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, vindin tonë e kanë vizituar hiç më pakë se 12 mijë e 603 turistë të huaj

Nehat Gashi, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, e ka lënë Austrinë dhe ka ardhur në kosovë për t’i kaluar pushimet verore.

“E ndiej si obligim që për çdo vit me ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore se bashku me gruan dhe fëmijët” tregon ai.
Për kohën sa qëndron në Kosovë për rreth një muaj, ai thotë se i shpenzon rreth 4000 euro.

“Gjithmonë kur është koha e verës e vizitojmë Kosovën. Këtu i kemi të afërmit tanë që i vizitojmë, mirëpo edhe qytetet e tjera të Kosovës. Pushimin më së shumti e zgjasim 1 muaj, pasi që duhet të kthehemi për të punuar”, shton më tej ai.

Por, nuk është vetëm Gashi më familje që për çdo vit kalon pushimet verore në Kosovë. Të tillë ka edhe shumë bashkëatdhëtarë të tjerë, por edhe shtetas të shteteve të ndryshme të botës. Vetëm gjashtë muajit maj dhe qershor të këtij viti shumë persona nga Shqipëria, Italia, Turqia, Japonia, Britani e Madhe, dhe SHBA-ja, kanë ardhur ta vizitojnë vendin tonë.

Eksperti turizmit Zekë Çeku ka thënë se dita ditës po shtohet interesimi i turistëve të huaj për ta vizituar vendin tonë.

“Çdo i huaj që vjen në Kosovë dhe qëndron më shumë së 24 orë dhe më pakë se 365 ditë dhe i shpenzon mjetet që i ka pru nga jashtë konsiderohet si vizitorë. Kemi individ dhe grupe familjare që vinë në mënyrë individuale, mirëpo ka edhe në grupe, sezoni i verës është më i preferuari për vizitorë. Grupet familjarë zakonisht qënrojnë tek të afërmit e tyre, ndërsa shtetasit tjerë që vijnë në grupe qëndrojnë nëpër hotele, dhe të gjitha shpenzimet që i bëjnë gjatë qënrimit të tyre në vendin tonë i shkojnë rritjes së ekonomisë vendore”, tha Çeku

Sipas tij, grupet e organizuara zakonisht qëndrojne 8 deri në 10 net, ku sipas tij çmimet janë të volitshme. Çeku ndër të tjera ka treguar se vizitorët nga shtete e ndryshme e kanë përshypjen se Kosova është një vend I pa zhvilluar dhe pa turizëm, mirëpo kur vijnë dhe e vizitojnë pastaj ndryshojnë mendimin.

“Turistët që vijnë nuk janë shumë të informuar për Kosovën. Ata kanë atë përshtypjen që Kosova pasi që nuk ka det, nuk ka asgjë, mirëpo situate nuk qënron ashtu. Ne turistët e huaj I dërgojmë në Prizren, në Mitrovicë, Pejë në Prishtinë, ka shumë vende të bukura që ja vlenë më u vizituaur” ka thënë më tej ai.

Mirëpo, për Çekun edhe më tej mbetet shqetësim mos regjistrimi I turistëve të huaj të cilët vizitojnë vendin tonë për të kaluar pushimet.

“Nuk kemi regjistrim të saktë të turistëve që vijnë në vendin tonë, sepse po ti kishim këto të regjistruara turizmi do të ishte eksportuesi më i madh në vend, dhe se rritjes ekonomike do ti ndihmonte shumë kjo dukuri”, ka thënë me tej ai.

Sipas Çekut, organet kompetente nuk po bëjnë sa huhet për ta zhvilluar turizmin dhe për ti joshur vizitorët e huaj. Sipas tij, Kosova është vend i përshtatshëm për vizitorët, mirëpo qeveria nuk po bënë edhe shumë sa i përket turizmit.

Ai tha se duhet që të krijohen kushte për biznese që ato t’i joshin turistët e huaj. Sipas tij, vendet më të vizituara nga të huajt janë: Malet e Sharrit, Brezovicë, Liqeni i Batllavës, Shpella e Gadimes, Gryka e Madhe, etj.

Në anën tjetër Halil Bajrami, udhëheqës i Divizionit të Turizmit, ka thënë se bazuar në vitet e me hershme turizmi në Kosovë po shënon rritje.

“Sipas të dhënave statistikore turistike të përgatitura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, krahasuar tremujorin e parë të vitit 2013 në raport me tremujorin e parë të vitit 2012 ka rritje të numrit të vizitorëve, dhe netëve të qëndrimit” ka thënë ai. /Zëri/
 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

Domatet njihen në bazë të shumë substancave shëruese, që kanë për organizmin e njeriut, por ndoshta deri më tani nuk e ...

Qumësht për eshtrat e meshkujve

Edhe pse sëmundja e eshtrave më shpesh prek femrat, nuk do të thotë se meshkujt nuk duhet të kujdesen për shëndetin e ...

Mbështetësit

Partnerët