Nis sezoni turistik në Bjeshkët e Nemuna

Oferta turistike që ka ofruar Zyra e turizmit e Pejës, u ka ndihmuar goxha çmimi ndërkombëtar “Majat e Ballkanit” I fituar kohët e fundit me çka synohet që Peja dhe gjithë zona e Dukagjinit të kthehen në sinonim të turizmit kosovar

Sezoni turistik në Pejë ka nisur. Ditët e para kanë shënuar numër të madh të vizitorëve të huaj dhe të vendit. Në ofertat turistike që ka ofruar Zyra e turizmit janë përmbledhur atraksione të shumta, që kanë filluar të joshin vizitorët.

Motoja “njihe atdheun,ta duash më shumë”, tashmë është zgjeruar edhe më shumë, thonë drejtues të Zyrës së turizmit. Ndërkohë Organizata Jo Qeveritare dhe grupe të organizuara individësh kanë bërë hapjen e shtigjeve të shumta në Bjeshkët e Nemuna, duke bërë shenjëzimin e tyre, për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij regjioni malor.

Dy gruoe turistësh nga shtete skandinave ia kishin mësyrë këto ditë Pejës. Ata kishin dëgjuar për këtë vend, për turizmin botëror. Nga Zyra e turizmit ata kanë marrë oferta të shumta, qoftë për lartësit e Rugovës ashtu edhe vendet e tjera që kanë më shumë përmbajtje të kulturës dhe historisë.

Virtyt Morina, nga zyra e turizmit, ka thënë se tashmë Pejës po I kthehet emir i duhur i një qyteti turistik. Vizitën e të huajve që kanë filluar të vijnë ai e lidh edhe me suksesin e e fundit që Peja e arriti me çmimin “Majat e Ballkanit”, ku fitoj vendin e parë si destinacion botëror turistik. Sipas tij, turizmi ka filluar të gjallërohet, që gjithsesi do të rrisë të ardhurat për banorët e zonës së Rugovës. Ai ka thënë se kjo zyrë i ka përmbledhur të gjitha ofertat, në zyrën që ndodhet në qendër të qytetit, ku vizitorët posa të arrijnë në qytet kanë mundësinë të njoftohen me çdo gjë që ofrohet.

Një degë e zyres turistike është vendosur edhe në hyrje të Grykës së Rugovës, ku vizitorët po ashtu mund të marrin informata, harta, e po ashtu edhe një biçikletë të cilën mund ta ngasin nëpër shtegun e ndërtuar së voni.

Sipas Morinës, ky qytet që me aspirata të fuqishme ka nisur të bëhet sinonim i turizmit kosovar ofron Kanionin e Grykës së Rugovës, fshatin turistik të Bogës, Patrikanën e Pejës – objekt i mbrojtur nga UNESCO-ja, ndonëse si trashëgimi kulturore serbe – kullat dhe xhamitë e shumta, qytetin e vjetër Siparunt, Burimi I Drinit te Bardhë, Banja e Pejës dhe një varg atraksionesh të tjera.

“Janë këta disa nga më të veçantat që po i shijojnë këtu në këtë pranverë vizitorët nga mbarë Kosova dhe më gjerë” ka thënë Morina. Grupe turistësh kanë ardhur edhe nga vende të Skandinavisë , ka bërë të ditur ai.

Ndërkohë, OJQ “Era Group” që fokus të punës ka natyrën dhe shtazët e egra këto ditë ka identifikuar shtigje të shumta në bjeshkët e Dukagjinit, të cilat i ka shenjëzuar. Është shenjëzuar edhe Maja e Gjeravices si më e larta në vend. Ky project ka pasur edhe qëllim të zhvillimit të zonës dhe shoqatave të gjuetisë.

“Ky projekt dhe 10 të tjera të investuara deri tani kanë si qëllim zhvillimin e regjionit të Bjeshkëve të Nemuna me qëllim të mbrojtjes së vlerave tona”, ka thënë Fatos Lajqi, drejtor i “Era Group”.

Ndërkohë, nënkryetari i Junikut Nimon Tofaj, ka thënë se ky project është kontribut për një jetë më të mirë, duke pasur parasysh që kjo ndikon direct në rritjen e turizmit, në tërë rrafshin e Dukagjinit./KohaDitore

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Lumi që të zë frymën

Ndotja e lumit ‘Drenica’, është duke shkaktuar pasoja për shumë banorë të fshatrave të Drenasit, nga kalon ky lum. Kjo ...

Arsyet pse duhet të hamë djath

Ujë, kripë dhe qumësht, janë këta përbërësit me të cilët bëhet djathi. Ajo që bën dallimin nga njëri djath te tjetri...

Mbështetësit

Partnerët