OBSH: Ndotja e ajrit – shkaktari kryesor i kancerit në mushkëri

Ndotja e jashtme e ajrit është shkaktari kryesor i kancerit, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH, ekspertët kryesorë kanë arritur në përfundimin se ka dëshmi të mjaftueshme se ekspozimi në këtë ajër shkakton kancerin e mushkërive.

Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime mbi Kancerin në OBSH (IARC) ka shtuar se është shtuar edhe rreziku i kancerit në fshikëz.

OBSH thotë se në vitin 2010, 223,000 vdekje kanë ardhur nga kancerin mushkëri si pasojë e ndotjes së ajrit.

“Ajri që ne e thithim është ndotur me një përzierje substance që shkakton kancerin”, thotë Dr Kurt Straif, shef i seksionit të monografisë në IARC. “E dimë se ndotja e ajrit të jashtëm nuk është rrezik i madh vetëm ndaj shëndetit në përgjithësi, por edhe shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri”.

OBSH thekson se burimi kryesor i ndotjes së ajrit është trafiku, stacionet e energjisë, emetimet e gazrave industrialë dhe bujqësorë si dhe tymi nga ngrohja dhe zierja në shtëpi. /FermaIme/ 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

IADK përkrah gratë kryefamiljare në Drenas

IADK në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, respektivisht Drejtorinë e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, kanë përkrahur ...

Përkrahen fermerët në kultivimin e Sherbelës

IADK ka zgjedhur dhe ka nënshkruar kontratën me 6 fermer dhe se projekti është duke vazhduar me u zbatuar. Në kuadër të ...

Mbështetësit

Partnerët