Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Zymbyli

Është bimë të cilën besojmë e njihni të gjithë. Ka prejardhje nga Azia e vogël (Anadolli), ndërsa në Europë njihet nga shekulli XVI.

Veçohen dy lloje të zymbylit: ai romak (lat. Hyacinthus orientalis albulus) që ka lule më rrallë të përqëndruara, aromë më intensive dhe mund të ketë ngjyrë të bardhë, kuqremtë apo vjollce dhe zymbyli holandez (lat. H.orientalis) që ka lule të dendura me ngjyrë të bardhë, krem, roze, të kuqe apo ngjyrë vjollce. Me shekuj kjo lule ka qenë frymëzim për artistët dhe lule e preferuar në mbarë botën, për çka flet edhe fakti se 7 Marsi është shpallur Ditë botërore e zymbylit.

Bima rritet 20–30 cm në lartësi dhe ka gjethe të gjelbërta e të gjata mishtore nga ku del mbajtësi me lule. Mbillet në vjeshtë në kopsht apo saksi, të cilat gjatë dimrit duhet të vendosen brenda në shtëpi.

Kur të përfundoi periudha e lulëzimit dhe gjethet vyshken, ndërsa lulja mbetet në kopsht gjatë dimrit, nuk do të ngrihet, por vitin tjetër nuk do të ketë lule të begata.

Gjatë mbjelljes duhet vendosur në thellësi rreth 15 centimetra. Duhet të mbillen në vend me diell.

Kjo lule aromatike zë vend me rëndësi në kulturën dhe artin në mbarë botën.

Iranianët me të dekorojnë tavolinat për pritjen e Vitit të Ri. Profeti Muhamed ka thënë: “Po të kisha dy copë të bukës, do ta shisja një dhe do të blija zymbylët, meqë ato do të më ushqejnë shpirtin”.

Kjo lule është shpesh motiv edhe në krijimtarinë tonë popullore, duke filluar nga metafora për bukuri e më shumë.
Zymbyli është lulja më aromatike nga të gjitha lulet e pranverës dhe vaji i tij përdoret si përbërës i parfumeve. Nga lulet e zymbylit fitohet ngjyra e kaltërt./FermaIme/
 

ProCredit Bank

Të fundit

  • Si të ndriçoni kopshtin tuaj

    Ndriçimi i kopshtit tuaj është shumë e rëndësishme për të bërë kopshtin tuaj një ambient të këndshëm dhe të krijon ...

  • Wisteria

    Wisteria, është një lloj shelgu me origjinën e tij në Japoni. Është një pemë jetë gjatë, 144 vjeçare dhe me ngjyrë ...

  • Surfinia

    Surfinia(Petunia × hybrid) hyn te bimët sezonale, pëlqehet shumë për dekorimin e ballkoneve dhe lokaleve për mënyrën e ...

  • Calceolaria

    Emri i kësaj luleje rrjedhe nga latinishtja calceolus që do të thotë këpucë e vogël duke ju referuar formës së veçantë ...

Ju rekomandojmë

Rozmarina përmirëson humorin

Aroma e rozmarinës mund të ndikojë në përmirësimin e humorit, si dhe në performancën tonë intelektuale. Ky përfundim ë...

Limoni dhe majdanozi, ilaç i shkëlqyeshëm kundër baktereve

Kombinimi i limonit dhe majdanozit, duke shtuar mjaltë dhe vaj ulliri, shndërrohet në ilaç të shkëlqyeshëm kundër ...

Mbështetësit

Partnerët