Kafshët shtëpiake në kopsht

Kafshët në shtëpi na sjellin shumë kënaqësi. Por, disa lloje në kopsht mund të krijojnë probleme.

Shkojmë rradhazi.

Varësisht nga madhësia, lloji i kopshtit dhe preferencat personale, çdokush mund të gjej një kafsh për vete. Veq qenit dhe macës që janë banorët më të shpesht të kopshteve tona, është zgjedhja e madhe e kafshëve që mund t’i mbani në kopsht.

 

Poqese u pëlqejnë zogjët, është shumë më mirë t’u ndërtoni shtëpizën se sa t’i mbani në kafaz.

Poqese keni një liqe të vogël në kopsht, e mbushni me peshqi apo edhe bretkoca. Në kopshtet urbane, zogjët, qetë dhe lepujt do të sjellin frymën e amvisërisë së fshatit.

Në rast se, para së gjithash, jeni adhurues i bimëve , në kopsht vendosni kafshët që i asgjësojnë dëmtuesit. Për këtë qëllim mund të shërbej iriqi.

Mbajtja e kafëshëve, në kopsht do t’u sjell gjallëri. Në rast se keni fëmij, këtu mund të organizoni një kopsht të vogël zoologjik me shtazë të vogla. Kështu, duke u kujdesur për kafshët shtëpiake, tek fëmijët do të zhvillohet ndjenja e përgjegjësisë, por edhe e dashurisë ndaj kafshëve. Duke luajtur me kafshët, ata do të lidhen më shumë me natyrën dhe kalojnë më shumë kohë jasht shtëpisë, që është shumë më e dobishme se të kalojnë kohën në ambiente të mbyllura.

Por, kafshët shtëpiake sjellin edhe shumë probleme rreth mirëmbajtjes së kopshtit. Kjo në veçanti ka të bëj me qenin, meqë krijon rëmujë , duke gropuar. Urina e qenit është shumë e dëmshme për bimët në kopsht, duke krijuar njolla të verdha në bari dhe duke tharë bimët.

Andaj, më mirë është që qeni të mbahet në një ambient të ndarë. Lepujt poashtu mund të jenë të rrezikshëm për bimët, pasiqë rjepin koren e drunjëve.

Macat nuk bëjnë dëme të mëdha, veq që mund të krijojnë rëmujë duke rrëzuar saksitë me bimë.

Në rast se vendosni që në kopsht të keni më shumë kafsh, keni kujdes që mos të ketë konflikte mes tyre. Qeni dhe macja, qeni dhe lepuri, macja dhe peshqit, macja dhe zogjët nuk pajtohen,andaj përzgjedhni me kujdes llojet.

Nga ana tjetër, kafshët, në veçanti në kushte urbane mund të jenë bartës të sëmundjeve. Kryesisht të gjitha shtazët kërkojnë strehë gjatë dimrit, andaj duhet të mendoni si do ta kalojnë dimrin. Kafshët shtëpiake kërkojnë kujdes dhe kohë. Në rast se nuk jeni të gatshëm që t’u përkushtoheni, mos tentoni t’i mbani./FermaIme/
 

Të fundit

  • Anigozanthos

    Lulet janë në formë tubi dhe në shumë ngjyra, nga e verdha dhe e portokallta deri tek e kuqja dhe e gjelbërta...

  • Kamelia

    Vendi i origjinës së kësaj lule është Azia, përfshirë Korenë, Japoninë, Nepalin e Vietnamin. Kamelia konsiderohet bima m...

  • Trëndafili “Pierre de Ronsard”

    Pierre de RONSARD (e njohur edhe si Trëndafili i Edenit) është një trëndafil modern krijuar nga Meilland në vitin 1987. ...

  • Tulipani

    Emri i kësaj lule vjen nga turqishtja “Tulban” që do të do të thotë çallmë, pasi forma e kësaj lule ngjason me një ç...

Ju rekomandojmë

Farat e lulediellit, dhe të mirat e tyre

Farat e lulediellit janë ndoshta më të njohura nga të gjitha faratushqimore,ato mund të hahen të papërpunuara, të pjekura ...

Luleshtrydhja parandalon kancerin

Sipas kërkimeve më të reja, është provuar se luleshtrydhet ndihmojnë në parandalimin ekancerit në ezofag. "Luleshtrydhja ...

Mbështetësit

Partnerët