Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Lulet që sjellin fat

Besohet se disa lloje të luleve sjellin fat, andaj atyre që i duani mund t’u dhuroni psh. Lucky bamboo, “Bambusin e fatit” si dhe luljen “Fati i shtëpisë”.

1.“Bambusi i fatit” (Lucky bamboo)

Kjo bimë që vetëm në pamje i ngjan bambusit, ka ndikim pozitiv në atmosferën shtëpiak. Në rast se nuk keni kopsht, mund ta kultivoni në çdo pjesë të shtëpisë apo banesës , madje edhe në banjo, ku lulet tjera nuk zhvillohen. Kjo bimë nuk kërkon thuaja se kurrfarë kujdesi të veçantë, mirëmbahet lehtë dhe lehtë i adaptohet mjedisit të ri.

Zhvillohet mirë në vendin me ndriçim, të mbrojtur nga rrezet direkte të diellit, në gjysëm hije. Qëndron në ujin (1.5 deri 5 cm) që duhet zëvendësuar me sasi të re. Temperatura e nevojshme optimale është prej 15 deri 30 grad. Gjethet mund të zverdhen nga drita e tepërt apo klori në ujë. Ato duhet menjëherë të largohen. Uji që përdoret duhet të qëndroj së paku një ditë në ambient të hapur .

Kjo lule ka jetëgjatësi prej 3 vitesh.

2.“Fati i shtëpisë”

Është lule e preferuar edhe për shka të pamjes si tepih dhe gjetheve të dendura me ngjyrë të gjelbërt. Me “Fatin e shtëpisë” në fakt nënkuptohen bimët me emërtime latine Soleirolia soleirolii dhe Nertera granadensis.

Kjo lule nuk do temperaturë të lartë e as ajrin e thatë. Zhvillohet më së miri në temperaturë prej 10 deri në 20 grad. Dheu në saksi kërkohet të jetë përherë me lagështi, por nuk duhet tepruar me ujitje, pasiqë bima do të kalbet. Në rast se ajri në dhomë është tepër i thatë, mund t’i lagni gjethet kohë pas kohe me ujë të vakët. I ikni ujit me gëlqere, pasiqë mund të lë njolla në gjethe. 

 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Hudhra mbron nga kanceri i mushkërisë

Është pak e palakmueshme aroma e saj, por hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, një bashkëdyzim i cili ...

Frutat dhe perimet kundër dëshpërimit

Sikur thotë mjeku 'një mollë në ditë mjekun ua mban larg nga sytë', tash studiuesit pohojnë se konsumimi i një sasie të ...

Mbështetësit

Partnerët