Mbjellja e zymbylave në kopsht

Zymbyli, kjo lule e temperaturave të ftohta është mjaft e bukur dhe e preferuar. Edhe pse moti është i ftohtë dhe mund të ketë borë është koha perfekte për t’i dhënë zymbylave të ftohtin e nevojshëm.

Shumë kopshtarë udhëhiqen nga ideja që për sa kohë toka është e punueshme mund të mbjellim të gjitha bimët ose lulet. Në fakt zymbylat kanë nevojë për disa muaj me mot të ftohtë.
Nëse toka është ende e punueshme mbillni zymbylat sa më thellë të jetë e mundur, më pas mbuloni dheun me myshk. Për aq kohë sa kujdeseni që të mos ketë ngricë, ka shumë shanse që lulja të lëshojë rrënjë.
Nëse toka ka ngrirë, mbjellja e zymbylave bëhet në vazo të mëdha. Vendosini ato në mes të vazos që lulja të jetë e rrethuar nga dheu. Mjafton që zymbylat të lëshojnë rrënjë, më pas nuk është problem për të ftohtin e dimrit. Ujisni lulen kur toka të thahet, mos e lini atë me lagështi. Gjatë pranverës, nxirrni vazot përjashta. Nëse filizat kanë çelur zhvendoseni lulen, nga vazoja në kopsht.
Nëse ju dëshironi të mbillni zymbylat në një kohë të ngrohtë, përpara se ta bëni këtë duhet t’i vendosni në frigorifer për rreth 6-8 javë. Në këto raste gjithsesi është të prisni muajin Dhjetor ose Janar. Nëse mbjellja e luleve bëhet në mot të ngrohtë ato nuk do të çelin në pranverë. /FermaIme/ .

Të fundit

  • Anigozanthos

    Lulet janë në formë tubi dhe në shumë ngjyra, nga e verdha dhe e portokallta deri tek e kuqja dhe e gjelbërta...

  • Kamelia

    Vendi i origjinës së kësaj lule është Azia, përfshirë Korenë, Japoninë, Nepalin e Vietnamin. Kamelia konsiderohet bima m...

  • Trëndafili “Pierre de Ronsard”

    Pierre de RONSARD (e njohur edhe si Trëndafili i Edenit) është një trëndafil modern krijuar nga Meilland në vitin 1987. ...

  • Tulipani

    Emri i kësaj lule vjen nga turqishtja “Tulban” që do të do të thotë çallmë, pasi forma e kësaj lule ngjason me një ç...

Ju rekomandojmë

Farat e lulediellit, dhe të mirat e tyre

Farat e lulediellit janë ndoshta më të njohura nga të gjitha faratushqimore,ato mund të hahen të papërpunuara, të pjekura ...

Luleshtrydhja parandalon kancerin

Sipas kërkimeve më të reja, është provuar se luleshtrydhet ndihmojnë në parandalimin ekancerit në ezofag. "Luleshtrydhja ...

Mbështetësit

Partnerët