Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Teknikat e ujitjes së bimëve në shtëpi

Anise ekziston orari i ujitjes së bimëve në shtëpi, shpesh parashtrohet pyetja për sasinë e ujit me të cilën ujitet bima. Zgjidhja për këtë problem varet nga vet bima, madhësia e saksisë (enës), cilësia e substrakteve, temperatura e enterierit dhe stina.

Gjatë periudhës së rritjes ,preferohet që ujitja të jetë e bollshme, por më e rrallë. Gjatë motit shumë të nxehtë duhet shpërndarë sasinë e vogël të ujit çdo ditë, në mënyrë që bima të freskohet. Gjatë vjeshtës dhe dimrit, shumica e bimëve do të marr më shumë ujë, në mënyrë që të mos thahen, por, ka edhe të tilla që kanë nevojë për sasi të vogla të ujit.

Ujitja nga lart

Paraqet metodën klasike që bazohet në procesin natyror, të lagurit e truallit nga reshjet. Funksionon në atë mënyrë që uji derdhet në sipërfaqen e saksisë dhe depërton në dhe. Sasia adekuate për ujitje është një e dhjeta e vëllimit të dheut. Ujitja bëhet ngadalë.

Ujitja me zhytje 

Kjo metodë përdoret për të gjitha bimët gjethet e të cilave nuk guxojnë të lagen. Kjo teknikë bazohet në zhytjen e 2/3-ës apo 3/4-ës së saksisë në ujë, në kohëzgjatje mesatare prej gjysmë ore. Duhet ditur se para që të kthehet bima në vend duhet lënë të lirohet nga teprica e ujit, gjë që zgjat rreth 15 minuta.

Ndryshe, një nga arsyet e dëmtimit të luleve në enterier është edhe ujitja e tepërt.

Bima e ujit tepër fillon të tregoj simptome të ngjashme me ato të dehidrimit: vyshket ndërsa indet humbin qëndrueshmërinë dhe zbuten.

Disa ditë më pas, skajeve apo në mes të gjethit paraqiten njolla me ngjyrë të mbylltë. Ato bëhen të zeza dhe formohen nekroza.

Kur janë në këtë stad, bimët i sulmojnë edhe kërpudhat dhe rrënjët fillojnë të kalben. Menjëherë duhet ndërprerë me ujitje dhe bimën duhet ti mbajmë në vend të thatë që ka rrymim të mirë të ajrit.

Do të ishte më së miri që të ndërrohet saksia dhe dheu të thahet.

Gjatë këtij veprimi, gjithsesi duhet verifikuar rrënjët dhe të largohen ato me njolla të mbyllta dhe të vyshkura./FermaIme/

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për bujqësi‏

Agjencia e Bujqësisë së Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqë...

Shëroni sëmundjet me anë të brokolit

Brokoli është perime mjaft e rëndësishme, jo vetëm e shijshme, për t'u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që ...

Mbështetësit

Partnerët