Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Keshilla per muajin Maj 

Shkruan:
Ferma ime

Email: info@fermaime.com
Telefon: 049-555566

Në pemët frutore... Të vazhdojë procesi i frezimeve dhe kultivimeve të tokës në pemtore, për luftimin e barnave të këqia dhe ruajtjen e lagështisë në tokë. 

Në pemët frutore....

- Të vazhdojë procesi i frezimeve dhe kultivimeve të tokës në pemtore, për luftimin e barnave të këqia dhe ruajtjen e lagështisë në tokë. 
- Të vazhdojë vrojtimi për infeksion nga fletëpërdredhësja në kulturën e pjeshkës dhe në rast konstatimi të infeksionit, të kryhet trajtimi me Ziram ose Daconil. Të shoqërohet kjo me 
zhdukjen e barnave të këqia rreth parcelave, si strehuese kryesore të inskteve të dëmshme.
- Të kryhet rrallimi i frutave në kultivarët e pjeshkës, kajsisë e dardhës, kur të kenë aritur madhësinë e kokrës së lajthisë.
- Të kryhet tëharja e lastarëve të dalë nga sythat fjetës në trungun e pemëve.
- Për uljen e shpenzimeve në pemtari, të fillohet nga puna për luftimin e barnave të këqia 
nëpërmjet trajtimeve me herbicide, rrotull parcelave, apo në midisrjeshtat e blloqeve ,(duke 
përjashtuar parcelat me mbjelljet e reja, si dhe kontaktin me bimët). Si herbicide të efektshëm 
mund të përdoren Raundup, Gramixel, Maestro etj. në dozat 400 litra solucion për ha. me 
koncentracion për çdo rast konkret sipas etiketës shoqëruese të përdorimit, mbështetur në 
lëndën aktive, në fazën e zhvillimit të barit mbi 15 cm lartësi.

Në vreshta

- Të vazhdojë procesi i frezimeve dhe kultivimeve të tokës, për luftimin e barnave të këqia dhe 
ruajtjen e lagështisë në tokë.
- Të vazhdojnë trajtimet kimike për luftimin e hirit, vrugut gjatë gjithë muajit dhe tenjës pas 
10ditorit të parë të majit. Në fazat e para të përdoren preparate sistemikë.
- Të kryhet tëharja e parë e vreshtave mbështetur në zhvillimin vegjetativ të bimës dhe 
prodhimin e planifikuar. Po ashtu të kryhet pastrimi i trungjeve nga lastarët e dalë nga sythat 
fjetës si konkurues të bimës.
- Të përfundojë brënda 10 ditorit të parë të majit mbjellja e shartesave të hardhisë në shartesore 
të shoqëruar me ujitje gjatë gjithë muajit.

Në agrume

- Mbi bazë të vrojtimeve për infeksionin nga “tenja minuese” dhe morave të kryhen trajtime 
me Confidor apo preparate të tjera sistemike.
- Të vazhdojë krasitja formuese dhe prodhuese në kulturën e agrumeve. Në vartësi të kushteve 
klimatike mund të fillohet edhe me ndonjë ujitje në këtë kulturë.
- Të meren masat përgatitore për vënien në gatishmëri të rjetit ujitës për ujtjen e tyre. 
- Të përfundojë trapjantimi i filizave të agrumeve në qeska. 
- Të intensifikohet puna për shartimin e agrumeve (për prodhimin e fidanave) 

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Si përgatitet ajvari

Specat i lajmë, i pastrojmë, i pjekim, i qërojmë , i bluajmë dhe i vejmë në enë të thellë të përshtatshme për zierje. Ajvarin e ziejmë 4- 6 orë varësishtë nga ...

Ushqimi i kuajve të vegjël

Kuajt janë kafshë shumë të bukura dhe të dashura. Si çdo kafshë tjetër ata kërkojnë kujdes përsa i përket ushqyerjes ndaj në këtë artikull po ju njohim me disa kë...

Punët e bletarëve për muajin shkurt

Të dashur fermerë, në këtë artikull mund të gjeni disa këshilla praktike rreth punëve që ju presin këtë muaj për bletët...

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Këpusha gungore e gjetheve të hardhisë

Është i përhapur kudo në vendin tone. Mbi gjethet e hardhisë shkaktohen fryrje në faqen e sipërme të tyre, ndërsa në an...

Këshilla për kopshtin

Mund të kultivoni një bimë të shëndoshë dhe të bukur duke përdorur gjëra të zakonshme dhe të lira, të cilat mund t’i...

Mbështetësit

Partnerët