Agro Kartela

Krastitja e vreshtit

Shkruan:
AGRO.al

Krasitja e hardhisë është një ndërhyrje kirurgjikale te bimët dhe është një proces i aplikuar prej shumë kohësh. Krasitja ka pësuar ndryshime të vazhdueshme dhe vazhdon akoma të përsoset. Me qellim që fermeri të ketë njohuri teoriko-praktike sa më të sakta, është e domosdoshme që ai të mbajë kontakte të vazhdueshme jo vetem me literaturen bashkekohore, por edhe me specialistët e kualifikuar të kësaj fushe.

QELLIMET E KRASITJES

Me ane te krasitjes se hardhise synohet te arrihen keto qellime:

Te siguroje nje rritje dhe nje zhvillim sa me normal te bimeve, si dhe nje prodhueshmeri sasiore, cilesore dhe konstante te tyre.

Te formoje cungun si baze e formimit te elementeve te tjere te prodhimit.

Te favorizoje lehtesimin e zbatimit te kompleksit agroteknik ne pergjithesi dhe atij te mekanizimit ne veçanti.

Te menjanoje mplakjen e parakohshme te bimeve.

Te mbahet bima ne kuroren dhe ne formen e deshiruar.

Format e krasitjes

Ne vreshtari dallohen tre sisteme krasitjeje.

1. Krasitje te shkurtera.

2. Krasitje te gjata.

3. Krasitje te perziera.

Sistemi i krastitjes se shkurter

Krasitjet e shkurtera jane dy llojesh; I) Kupore dhe, II)Me kordon me çepa. Forma kupore aplikohet me nje cung ne lartesine 30-40 cm nga toka, ku lihen 3-4 krahe dhe ne sejcilen prej tyre lihen dy sytha. Forma e shkurter e krasitjes e cila konsiston ne lenjen e kordonave me çepa, zakonisht ato jane horizontale, me nje ose me dy krahe. Lartesia e cungut nga toka, zakonisht eshte 60 cm dhe ne ato me kushte te mira zhvillimi, lartesia mund te shkoje deri ne 1-1,2 m. Zakonisht ne nje kordon lihen 6-10 çepa me nga dy sytha.

Sistemi i krastitjes se gjate

Ne kete sistem mungojne çepat dhe ne vend te tyre jane vetem shermendat e prodhimit. Çepat sherbejne si per prodhimin e vitit ne vazhdim, ashtu edhe per zevendesimin e shamentave per vitin e ardhshem. Format me tipike te kesaj krasitjeje jane: 1 - Kordoni Sylvoz, 2 – Kordoni Kazarsa. Kjo forme mund te jete: I) I njeanshem, me nje kordon e cila formohet ne lartesine 1-1,3 m nga siperfaqja e tokes, II) I perbere me 6 - 7 sharmenda prodhimi, qe te gjitha lidhen ne telin poshte kordonit, i cili eshte i vendosur 50-60 cm nen telin kryesor.

Sylvoz

Forma e Kordonit Kazarsa, eshte nje modifikim i Kordonit Sylvoz. Kjo forme ngrihet ne lartesi 1,4-1,6 m mbi siperfaqen e tokes dhe nen telin ku eshte shtrire kordoni shumevjeçar. Per te formuar kete tip krasitjeje, bimet duhet te mbillen ne largesine 3,5-4 m bima nga bima dhe 3-4 m rreshti. Ne cdo grope duhet te mbillen nga dy bime dhe ne mes tyre vendoset shtylla mbeshtetese.

Gyjot

Sistemi i krastitjes se perzier

Quhet sistem i perzier sepse ne elementet e prodhimit bejne pjese si çepat (forma e shkurter), ashtu edhe sharmendat (forma e gjate). Ne sistemin e krasitjes se perzier kemi keto forma kryesore: I) Gyjot; II) Dopio Gyjot; III) Kaznaz; IV) Azoz dhe V) Mozer.
Ne te gjitha format e krasitjes se perzier, çepat lihen me nga dy sytha, ndersa shermendat me nga 6-12 sytha. Ngarkesa me sytha behet duke patur parasysh cilesite variatore, tipin e tokes, agrotekniken e perdorur, drejtimin e prodhimit, etj.

Rendesi ne krasitje kane cilesia e mjeteve te krasitjes si gersheret dhe sharrat, te cilat duhet te jene te rregullta dhe te mprehura mire, me qellim qe ne bime te shkaktojne sa me pak plage. Si periudhe me e pershtatshme per krasitje, eshte 15 Janari deri me 1 Mars. Duhet patur parasysh qe krasitja e vreshtit te mos behet ne dite me ngrica dhe me shira. Proçesi me i rendesishem i punimeve nga ku varet fati i prodhimit dhe i jetegjatesise se vreshtit eshte krasitja. Prandaj ne krasitje duhet te punojne vetem punetore te specializuar mire ne kete drejtim.


 

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Sallata dhe spinaqi në ambiente të mbyllura

Gjate muajit janë vërejtur shenja të shfaqjes se vrugjeve. Kjo ka ardhur si rezultat i lagështirës se tepërt të kësaj periudhe. Ndaj edhe në vazhdim të aplikohen trajtime...

Higjiena e mjeljes dhe manipulimi i qumështit në bagëtitë e imta

Pasi jemi ne periudhën më intensive të prodhimit te qumështit nga delet dhe dhitë, fermerët e bagëtive te imta duhet te kenë parasysh se higjiena e mjeljes dhe manipulimi i...

Kultivimi i patates

Origjina e patates është nga vëndet e Amerikës, si: Peruja, Kili, etj. Në Europë mendohet të ketë ardhur nga Spanjollet pas zbulimit të Amerikës. Sot në botëmbillen ...

ProCredit Bank

Të fundit

  • Pika e vesës dhe kondensimi i avujve të ujit mbi bimë

    Shkruan:
    Këshilluesi Bujqësor

    Ajri i ftohtë mban më pak avuj uji se ajri i ngrohtë. Ndërkohë që ajri ftohet ai mund të mbajë gjithnjë e më pak avuj ...

  • Prodhimtaria organike

    Shkruan:
    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

    Prodhimtaria organike bujqësore paraqet sistem të menaxhimit të prodhimtarisë bujqësore dhe prodhimeve tjera të cilat rrisin...

  • Vjelja e rrushit me makina

    Shkruan:
    Mestdan

    Vjelja e rrushit për përpunimin industrial po ashtu bëhet me makina të cilat janë vetëlëvizëse të quajtura kombajne për ...

  • Ngritja e pemishteve me mollë

    Shkruan:
    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

    Ngritja e pemishtes me mollë është një investim afatgjatë (disa vjeçar) dhe kërkon një hulumtim paraprak të një numri ...

Ju rekomandojmë

Nabis punctatus Costa

Është insekt i gjate 8-12 mm me ngjyre te hapet (oker), me një striçe e zgjatur dorsale e holle ne ngjyre roze, mbi sfond te ...

Si të kultivohet Bonsai

Arti i kultivimit të luleve shkurtabiqe është i vjetër disa mija vjet dhe për herë të parë është lajmëruar në Kinë, n...

Mbështetësit

Partnerët