Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Bujqësia si një biznes

Shkruan:
Ferma ime

Email: info@fermaime.com
Telefon: 049-555566

Bujqësia është një nga aktivitetet kryesore ekonomike në Kosovë, si dhe burim parësor i të ardhurave për shumë familje rurale. Vlen të përmendet poashtu se 14% të punësimit të përgjithshëm në Kosovë sigurohen nga bujqësia.

“Përmirësimi i biznesit për fermerët”

Bujqësia është një nga aktivitetet kryesore ekonomike në Kosovë, si dhe burim parësor i të ardhurave për shumë familje rurale. Vlen të përmendet poashtu se 14% të punësimit të përgjithshëm në Kosovë sigurohen nga bujqësia.
Përkundër rritjes së disponueshmërisë së prodhimeve vendore cilësore në treg, si dhe paraqitjes së disa bizneseve të mesme bujqësore, fermat e madhësisë së vogel dhe të ardhurat e ulëta të gjeneruara nga ato paraqesin më pak se 2% të të gjitha bizneseve të regjistruara në Kosovë të cilat kanë aktivitet bujqësore.
Mirëpo bujqësia nuk duhet të shihet si një aktivitet për të mbijetuar ose jo i rregullt, por si një mundësi afariste profesionale dhe karrierë për të rinjtë Kosovar.
Ky material tekstual do të informojë prodhuesit bujqësor për dobitë dhe kërkesat e operimit përbrenda ekonomisë formale duke i krahasuar me sistemin e operimit në kesh që kufizon mundësinë e tyre të rritjes dhe suksesit.

Përfitimet nga zyrtarizimi i biznesit tuaj:

1.Çasja në tregje me vlera më të larta dhe më të besueshme, të tilla si supermarketet dhe tregjet eksportuese që kërkojnë faturim të saktë, regjistrim të biznesit dhe mundësi të pagesave formale;
2.Përparësi në shërbime financiare të ofruara nga bankat dhe institucionet, të tilla si kreditimet investuese, kreditimet sezonale për shpenzimet e të mbjellave, marrja me qira e pajisjeve, si dhe një vend të sigurt për të mbajtur paratë e kursyera nga të cilat marrin edhe interes;
3.Qeveria e Kosovës, me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtar, janë duke investuar në sektorin bujqësor për të promovuar rritje dhe zhvillim. Për t’u kyҫur në këto programe, shpesh kërkohet një çasje më formale afariste, përfshier regjistrimin e fermerit;
4.Dhe më e mira e kësaj është se fermerët mund ta përmirësojnë menaxhimin dhe efikasitetin e tyre duke i përcjellë aktivitetet e tyre, e më këtë e rrisin fitimin.

Fillimi i një Biznesi Bujqësor

Në Kosovë regjistrimi i biznesit të gjithë njerëzit të cilët synojnë të angazhohen në aktivitete ekonomike për fitim duhet të regjistrojnë biznesin e tyre në zyrën për regjistrim të bizneseve përbrenda ministrisë së tregtisë dhe industrisë. Regjistrimi i biznesit të ri është falas dhe regjistrimi nuk ka nevojë të përtërihet vit për vit. Informatat se ku dhe si të regjistrohet ndodhen në faqen e internetit të MTI

Kur të jetë regjistruar biznesi, mandej kërkohet të aplikohet në Administratën tatimore të Kosovës (ATK) për të marrë një numër fiskal që do të përdoret për raportimin e të ardhurave.Përkufizimi i aktivitetit ekonomik përmban prodhimtarinë dhe tregtimin bujqësor. Nga kjo janë të përjashtuar personat të cilët kultivojnë prodhime bujqësore vetëm për nevoja të veta personale.Regjistrimi i fermerëve në komuna fermerët individual inkurajohen të regjistrohen në departamentin e bujqësisë pranë komunës së tyre para se të marrin një numër fiskal tek autoritetet e administratës tatimore të Kosovës. Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural (MBPZHR) kohëve të fundit ka bërë më dije e vetëm fermerët e regjistruar do të kenë mundësi të çasen në subvencione dhe mbështetje financiare.

Llojet e bizneseve që mund të themelohen në Kosovë

Lloji më i zakonshëm i biznesit për prodhuesit bujqësor është ‘ndërmarrja personale afariste’, e njohur po ashtu si biznes individual apo i vetëpunësuar. nëse fermerët përzgjedhin të themelojnë një Kooperativë bujqësore, edhe kjo duhet të regjistrohet pranë MTI-së.fermerët po ashtu mund të regjistrohen si ortakëri apo kompani aksionare. Këtu përfshihen ortakëritë e përgjithshme, ortakëritë e kufizuara, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëritë aksionare. Gjithashtu është e mundur që edhe jo-rezidentët të regjistrohen si biznese në Kosovë.
Regjistrimet dhe Faturimi për Bizneset në Bujqësi

Mbajtja e regjistrimeve është një hap vital në procesin e vendim-marrjes, të cilat iu nevojiten fermerëve si informacion për të vendosur lidhur me kulturat dhe aktivitetet e ardhëshme që ofrojnë të ardhura maksimale. Mbajtja e duhur e regjistrimeve po ashtu kërkohet për administratën tatimore si dhe planifikim financiar.
Me qëllim të përmirësimit të kulturës së biznesit të bazuar në vlerë monetare, HPK (promovimi i hortikulturës në kosovë) ka mbështetur zhvillimin e “softuerit të kontabilitetit në fermë’ –OfAs. Ky softuer është testuar tek fermerët për 2 vite dhe është në dispozicion falas në faqen e internetit të HPK-se.
Të gjitha bizneset duhet të lëshojnë fatura për furnizimet dhe shitjet e mallrave apo shërbimeve të kryera për personin e tjetër të tatueshëm, përfshirë parapagesat apo pagesat e pjesshme. Gjithashtu ekzistojnë kërkesa ligjore për mbajtjen e regjistrimeve bazuar në qarkullimin vjetor të biznesit. në vijim është bërë vetëm një përshkrim i shkurtër i regjistrimeve që duhet mbajtur, dhe fermerët duhet të verifikojnë me Administratën tatimore të Kosovës apo një kontabilist për më shumë detaje.

Të gjitha bizneset:

Të gjithë tatimpaguesit, pavarësisht qarkullimit të tërësishëm duhet të mbajnë librat dhe regjistrimet si në vijim:
Një libër të shitjeve ku duhet të regjistrohen të gjitha shitjet;
Një libër të blerjeve ku duhet të regjistrohen të gjitha blerjet;
Një ditar të pranimit të parave së gatshme dhe pagesave që lidhen me librat e shitjeve dhe blerjeve;
Regjistrin e punëtorëve.
Bizneset me qarkullim vjetor më shumë se 50,000€
Si shtesë, bizneset me të ardhura bruto vjetore më shumë se 50,000 euro duhet të mbajnë një llogari kapitale për të gjitha shpenzimet e mëdha aty ku aplikohet.
Tatimi për Bizneset në Bujqësi
Tatimi në të ardhurat e Korporatave
Bizneset të cilat janë regjistruar me statut të korporatës dhe janë SH.P.K (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) apo SH.A. (shoqëri aksionare) i nënshtrohen tatimit në të ardhurat e korporatave sipas Ligjit nr. 03/L-162 mbi tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Norma aktuale e tatimit per korporata eshte 10%.
Tatimi në të ardhurat Personale
Të ardhurat personale të fituara nga një individ janë të ardhura nga të gjitha burimet, duke përfshirë rrogat, qiratë, interesin, etj; si dhe të ardhurat e fituara nga një biznes individual, duke përfshirë fermerët. të gjithë tatohen sipas Ligjit nr. 03/L-161.

Shkallët tatimore

Për bizneset me qarkullim vjetor nën 50,000 €, shkallët tatimore janë:
3% në të ardhurat bruto tremujore nga tregtia apo aktivitetet prodhuese;
5% në të ardhurat bruto tremujore nga shërbimet;
Shpenzimet e dala nga bizneset me qarkullim vjetor nën 50,000 € nuk njihen; ata paguajnë në metodën e paragjykuar dhe përdorin shkallën tatimore 3% në shitjet bruto.
Për bizneset me qarkullim vjetor mbi 50,000 € tatimi paguhet në bazën reale duke aplikuar shkallët vjetore tatimore që gjenden në kodin tatimor, aktualisht këto shkallë janë:

Nivelet vjetore të të ardhurave (në Euro) Shkalla tatimore

0 deri 960---------------------------------------------------------- 0%
960 deri 3,000--------------------------------------------------------4%
3,000 deri 5,400-------------------------------------------------------8%
mbi 5,400-----------------------------------------------------------10%

Bizneset me qarkullim vjetor nën 50,000€, nëse besojnë se pagesa e tatimit në bazën reale është më e favorshme se sa metoda e paragjykuar, mund të aplikojnë në ATK me qëllim që të marrin lejen për të paguar në bazën reale.
Një biznes që merret me bujqësi dhe paguan tatime në bazën reale, aktivitetet afariste të të cilit rezultojnë në humbje, nuk është i obliguar të paguaj tatim dhe ka të drejtë të bartë humbjen në shtatë vitet pasuese.

Kryerja e obligimeve tatimore me kohë do të shmangë gjobat dhe ndëshkimet të cilat mund të lindin si pasojë e mos deklarimit të tatimit, e të cilat janë mjaft të larta. Administrata tatimore ka mundësinë ligjore që 6 (gjashtë) vite pasi të jetë kryer periudha tatimore e vitit kalendarik, të bëjë vlerësim tatimor për të ardhurat e fituar 6 vite më parë, i cili mund të pasohet me shumë ndëshkime.

Çka do të thotë Deklaratë tatimore?

Parimet tatimore në Kosovë janë të bazuara në vetëdeklarimin e të ardhurave nga vet tatimpaguesi. Çdo person i obliguar të paguajë tatime, sipas legjislacionit të aplikueshëm në Kosovë, do të dorëzojë në ATK apo tek një agjent një deklaratë të plotësuar sipas kërkesave të Ligjit mbi Administratën tatimore dhe Procedurat (Ligji nr. 03/L-222).
ÇKa është (TVSH) tatimi në vlerën e shtuar?

Tatimi në vlerën e shtuar (TVSH) është tatim në konsum, i aplikuar në importe dhe furnizime vendore të mallrave dhe shërbimeve, aktualisht me shkallën 16%, bazuar në Ligjin nr. 03/L-146

A duhet të regjistroheni për TVSH?

Secili person apo biznes që në mënyrë të pavarur ushtron aktivitet ekonomik në Kosovë në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt kërkohet të regjistrohet për TVSH nga momenti kur totali i furnizimeve për periudhën e dymbëdhjetë muajve të fundit tejkalon pragun prej 50,000€. Vetëm pjesa që tejkalon pragun do të konsiderohet për qëllime të TVSH-së. Aplikimi për regjistrim në TVSH duhet të bëhet brenda 15 ditëve me kalimin e këtij pragu, dhe do të lëshohet certifikata e TVSH-së. Pavarësisht këtij pragu, ligji mbi TVSH-në parasheh mundësinë që bizneset të regjistrohen vullnetarisht, edhe nëse qarkullimi i tyre është më i vogël se 50,000€.

Administrimi i tatimit në Vlerën e Shtuar në biznesin tuaj

Për shitjet e tatueshme, bizneset aplikojnë dhe mbledhin TVSH-në nga klientët e tyre. Bizneset po ashtu paguajnë TVSH në importe e tyre dhe blerjet vendore. Kur TVSH e paguar (zbritshme) tejkalon TVSH e mbledhur (llogaritur), personi i tatueshëm do të ketë të drejtë në rimburim të TVSH-së. Rimburismet e tilla me ligj kërkohet t’i paguhen personit të tatueshëm brenda 60 ditëve pas dorëzimit të kërkesës. Kur tatimi i zbritshëm është më i ulët se tatimi i llogaritur në shitje, dallimi duhet të paguhet në periudhën pasuese të deklarimit të TVSH-së.
Periudha tatimore për tatimin në Vlerën e shtuar është muaji kalendrik. TVSH duhet të deklarohet jo më larg se deri të 20-in e muajit pasues për blerjet dhe shitjet e muajit të kaluar. Për raportim me vonesë dhe të pasaktë të TVSH-së ekziston një një numër i gjobave.
Çdo person që ka plotësuar kriteret e regjistirmit dhe nuk është i regjistruar do të regjistrohet nga ATK në mënyrë retroaktive, si dhe kërkohet të paguajë TVSH-në në shitjet që janë bërë nga data kur ka qenë i obliguar të regjistrohet.

Nëse dërgoni mallra në vendet tjera (eksporte) normalisht ju nuk duhet të ngarkoni TVSH-në.

TVSH në prodhimet bujqësore: 16% apo 5%?

Neni 26 i Ligjit 03/L-146 mbi tatimin në vlerën e shtuar përkufizon shkallën standarde të TVSH-së prej 16%, e cila aktualisht aplikohet në të gjitha prodhimet. I njëjti nen parasheh që ministri i ekonomisë dhe financave, përmes një vendimi qeveritar pas miratimit nga Kuvendi, të lëshojë një akt nënligjor për një shakllë të ulët në 5% në mallra dhe shërbime specifike, duke përfshirë prodhimet bujqësore.
Nëse implementohet, aplikimi i TVSH së ulur në prodhimet bujqësore, sikurse parashihet në ligj, do të ndihmojë sektorin bujqësor drejtpërdrejtë, duke pasur ndikimet vijuese:

Ngritjen e konsumimit të prodhimeve të frekëta bujqësore, përfshirë prodhimet e prodhuara në vend;
Përmirësimin e ushqyeshmërisë dhe shëndetit të popullatës vendore përmes kostos së ulët të ushqimeve të freskëta;
Rritjen e raportimit të shitjeve të tatuehsme duke inkurajuar përfshirjen më të madhe të ekonomisë formale;
Zgjerimin e bazës së deklaruesve të TVSH-së përmes regjistrimit më të madh të bizneseve në TVSH.
Buxheti nuk do të dëmtohej dhe në të njëjtën kohë do të rritej mirëqenja e njerëzve!

Shumë vendë si në evropë dhe në regjion kanë shkallë më të ulët të TVSH-së për prodhimet e freskëta. Instituti riinvest ka përgatitur një studim në këtë temë, është gatshme direkt nga ata.
Përparësitë e të regjistruarit në TVSH

Shembulli vijues është i bazuar në dy prodhues të gjysëm-komercial të perimeve njëri mbi pragun e 50,000€ që kërkohet të regjistrohet në TVSH dhe tjetri nën këtë prag. Në të dy rastet, informatat janë dhënë me të dy opsionet: regjistrim dhe pagesë të TVSH-së krahasuar me mosregjistrim, por ende duke paguar TVSH-në ‘e fshehur’ në të gjitha blerjet. Shembulli tregon se pavarësisht se a kërkohet me ligj, ekziston një përparësi financiare për bujqit e regjistruar në TVSH dhe kështu mund të kërkojë të kthejë TVSH-në e zbritshme.
Ndonëse rrethanat nuk janë të njejta për të gjithë bujqit, shembujt e mëposhtëm kanë për synim të tregojnë se cili mund të jetë ndikimi i formalizimit (zyrtarizimit) të bizneseve bujqësore.

Informatat janë të bazuara tek fermerët e perimeve me një kombinim të prodhimit të domateve dhe kulturave tjera të vogla në fushë të hapur dhe në sera. Shitja realizohet përmes një qendre të grumbullimit. Blerjet përfshijnë TVSH-në (farëra, plehra, pesticide, shpenzimet e shitjes, etj.) por punëtorët dhe rrogat nuk përfshijnë TVSH-në.
Shërbimi banker

Bankat ofrojnë një gamë të shërbimeve për fermerët, përfshirë kreditë, kreditë sezonale, shërbimet e pagesave dhe llogaritë që mbajnë interes. Pagesat në agjencitë qeveritare, përfshirë ATK-në, duhet të bëhen përmes transfereve bankare.
Këtu janë disa shembuj të shërbimeve bankare dhe financiare të liruara nga TVSH, të tilla si:

  • Shërbimet e huazimit dhe kreditimit;
  • Shërbimet e pagesave;
  • Shkëmbimi i valutave.

Kërkesat për të hapur llogari bizensore normalisht janë mjaft të thjeshta, ku kërkesë kryesore janë dokumentet e regjistrimit të biznesit. Për kredi dhe hua, kërkesa për të qenë biznes i regjistruar (krahasuar me një individ i cili merr hua) dallon nga banka në bankë, por normalisht është i bazuar në madhësinë e kreditit që merret.
Kriter me rëndësi për bankat kur të vlerësohen huat janë transaksionet dhe pagesat e bëra përmes llogarive bankare që lidhen me biznesin. Transaksionet e tilla në masë të madhe rrisin besueshmërinë e biznesit për hua të mundshme nga bankat.

Nga bankat kërkohet që informatat e llogarisë t’ia raportojnë Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë ato që lidhen me ligjin mbi pastrimin e parave (për shembull, aktivitetet e pazakonta të llogarisë) apo në rastet e drejtuara nga gjykatat ose nga autoritetet tatimore.
Konsiderata të tjera për Bizneset Formale (zyrtare)

Certifikata për import dhe eksport

Personi i përfshirë në aktivitete bujqësore, para se të bëjë eksportet apo importet e para, së pari duhet të informojë ATK-në për aktivitetin e tillë dhe duhet të bëjë kërkesë, përmes një aplikacioni në ATK, për certifikatë për aktivitet të tij të eksportit/importit.
Punësimi i stafit

Bizneset që kanë ndërmarrë aktivitete ekonomike në bujqësi duhet të zyrtarizojnë çështjen e punësimit për punëtorët e tyre, duke mbajtur regjistrime te kohes, si dhe evidencë për pagesat në skemën pensionale dhe pagesën e tatimit në të ardhura.

Po ashtu është me rëndësi të ceket për punëtorët se punësimi formal, me regjistrime të duhura, rrit mundësinë për punëtorët të aplikojnë për hua dhe shërbime tjera në institucionet financiare.

 

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Si përgatitet ajvari

Specat i lajmë, i pastrojmë, i pjekim, i qërojmë , i bluajmë dhe i vejmë në enë të thellë të përshtatshme për zierje. Ajvarin e ziejmë 4- 6 orë varësishtë nga ...

Ushqimi i kuajve të vegjël

Kuajt janë kafshë shumë të bukura dhe të dashura. Si çdo kafshë tjetër ata kërkojnë kujdes përsa i përket ushqyerjes ndaj në këtë artikull po ju njohim me disa kë...

Punët e bletarëve për muajin shkurt

Të dashur fermerë, në këtë artikull mund të gjeni disa këshilla praktike rreth punëve që ju presin këtë muaj për bletët...

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Shoqata e Mullisëve të Kosovës: Mielli i Kosovës është i cilësisë së lartë

Shoqata e Mullistëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me cilësinë e miellit në Kosovë. Përmes një komunikate për media, ...

Birra dyfishon shanset e pjellorisë te meshkujt

E pasur me vitamina B, birra në doza të moderuara rrit pjellorinë të meshkujt, por këto shanse mund të zvogëlojë kafeja ...

Mbështetësit

Partnerët