Agro Kartela

Dy javët e para të tetorit në perimtari

Shkruan:
AGRO.al

Për kultivuesit e perimeve, periudha 2 javore e muajit tetor është e ngjeshur dhe me shumë rëndësi për prodhimin. Fermerët vazhdojnë shërbimet në mjediset e mbjella,vjeljet dhe pergatitjen e tokës për mbjelljet e kulturave te vjeshtes-dimërr. Me punën që do të bëhet gjatë kësaj periudhe është i lidhur dhe rezultati i ardhshëm.

E rëndësishme dhe e domosdoshme për prodhimin dhe cilësinë e tyre ështe hartimi i një programi të drejtë dhe mbi baza shkencore i sistemit të të ushqyerit dhe përdorimit të plehrave për bimët, nëpërmjet të cilës jepet teknologjia e plotë e përdorimit racional të tyre mbi baza shkencore në përputhje me nevojat biologjike dhe shkallën e sigurueshmërisë të elementëve ushqyes në tokë. Për të realizuar këtë tregues të domosdoshëm me të cilën është lidhur rendimenti dhe më pas efektiviteti ekonomik (euro fitim\ dhe euro të shpenzuara për plehra kimike) është kryerja e analizave për nivelin e kripërave në tokën e serrës dhe marrjen e masave për uljen e tyre. Masa preventive me rëndësi janë kullimi i mirë, ulja e nivelit të ujërave nëntokësor, punimi i thellë, plehërimi organik, sigurimi që gjatë periudhës së dimrit i sasisë së nevojshme të ujit të përshtatshëm për ujitje në zonën e ulët të këtyre rretheve, ku ujërat nëntokësor të puseve, në periudhën e ujitjeve kanë shkallë të lartë kripëzimi, po bëhet praktikë ndërtimi i bazeneve ujëmbajtëse që mbushen me ujë shiu.

Përgjithësisht këshillohet të merret mendimi i kualifikuar i specialisteve të komunave, sepse ka zona dhe mikrozona me tregues klimatik të ndryshëm, të cilat ndikojnë si në afatet e mbjelljes dhe në trajtimet fitosanitare për bimët.

Në kulturën e domates për të evituar fenomenin e plasaritjes që përveç faktorit të përzgjedhjes se kultivarit, rëndësi ka, të ruhen parametrat të cilët ndikojnë në këtë fenomen si:

Ndryshimi sado i vogël i lagështisë nga dita në ditë edhe kur bimët nuk pësojnë strese ujore. Për të ulur përqindjen e frutave të plasaritur duhet rritur frekuenca e ujitjeve nga një e vetme në ditë në kohë relativisht të gjatë, në 4 ujitje në kohë relativisht të shkurtër brenda ditës. Pra e rëndësishme është ruajtja e lagështisë në tokë në kufij të ulët deri mesatare.

Mënyra me e lehtë për të shmangur këtë dukuri është mbjellja e kultivarëve me qëndrueshmëri ndaj plasaritjes dhe vjelja përpara skuqjes së plotë.

Plehërimet e bollshme me Ca janë efekte për parandalimin e plasaritjeve, si pasojë e forcimit të mureve qelizorë të indeve të frutave.

Sasia e ujit dhe norma janë në varësi të zhvillimit të bimës dhe radiacionit diellor. Ndërsa numri i ujitjeve varet nga lagështia tokësore dhe ajrore.

Në kulturat perimore të mbjella në serra duhet të kihet kujdes në të ushqyerit: Dozat e të ushqyerit duhet të kryhen në varësi me treguesit e tokës, gjendjes së bimëve dhe mikroklimës së zonës.kjo vlen dhe për kulturat e mbjella në fushë.

Kujdes në mbajtjen e treguesve mikroklimatik në serra në varësi me ndricimin diellor.Për të krijuar parametra normalë të bimës duhet të zbatohen masa që krijojnë kushte për sigurimin e tyre nëpërmjet ajrimit anësor,ventilimit artificial. Të kihet kujdes që vaditjet të kryhen paradite, që bima natën të jetë e tharë.

Të vëzhgohet vazhdimisht gjendja fitosanitare e kulturave të mbjella në serra. Shfaqja e vatrave të të prekura bën që të fillojë urgjentisht trajtimi i bimëve duke u konsultuar me specialistin përkatës,si dhe të vazhdojnë trajtimet duke pasur parasysh pragun kritik të shfaqjes se sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Në fushë: Në ngastrat e perimeve të mbjella vjeshtë-dimër fillon vjelja për kulturat : spec, lakër, karotës,sallatë, lule-lakër e etj. Ndërkohë shërbimet konsistojnë në mbajtjen në gjendje të mirë funksionale të ngastrës dhe rrjetit kullues.

Vëmendje e kujdes këshillohet të tregohet gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Për të patur lagështin optimale gjatë gjithë periudhës së kultivimit, këshillohet sistemimi i brendshëm i tokës me vllaja të ngritura.

Kujdes mbrojtjen e bimëve nga kalbëzimi i qafës së rrënjës, me trajtime me Bavistin ose Previcur, 10 g/10 litra ujë.

Të shërbehet në farishte për kultura te dyta si dhe të merren masa për përzgjedhjen e kultivarëve për mbjelljet e sallatës si dhe kulturave intensive që do të mbillen në serra me ngrohje. Në fushë vazhdon mbjellja e karotës, sallatës dhe shërbimet në lakrën, lule-lakër etj.  

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Sallata dhe spinaqi në ambiente të mbyllura

Gjate muajit janë vërejtur shenja të shfaqjes se vrugjeve. Kjo ka ardhur si rezultat i lagështirës se tepërt të kësaj periudhe. Ndaj edhe në vazhdim të aplikohen trajtime...

Higjiena e mjeljes dhe manipulimi i qumështit në bagëtitë e imta

Pasi jemi ne periudhën më intensive të prodhimit te qumështit nga delet dhe dhitë, fermerët e bagëtive te imta duhet te kenë parasysh se higjiena e mjeljes dhe manipulimi i...

Kultivimi i patates

Origjina e patates është nga vëndet e Amerikës, si: Peruja, Kili, etj. Në Europë mendohet të ketë ardhur nga Spanjollet pas zbulimit të Amerikës. Sot në botëmbillen ...

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Karrotat

Mendohet se karotat janë zbuluar 5 000 vjet më parë në territorin e Afganistanit të sotëm. Ende sot e kësaj dite janë me ...

Lajthitë, ushqim i shëndetit

Lajthitë janë një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e njeriut...

Mbështetësit

Partnerët