Agro Kartela

Mbjellja e grurit

Shkruan:
Ramadan Hamidi

Ing.i dipl.i bujqësisë

Për nga rëndësia strategjike e kulturave lavërtare ato radhiten me prioritete:gruri, misri, luledielli, soja etj.

Pregaditjet për mbjelljet vjeshtore

Kultivimi i Grurit

Rëndësia ekonomike- Gruri është kulturë lavërtare me rëndësi të madhe ekonomike.

Gruri shërben në rend të parë për ushqimin e njeriut,i cili në rrethana të veqanta mund të shërbej si i vetmi ushqim sepse përmban të gjitha materjet e nevojshme për ushqimin e organizmit të njeriut. Përdoret edhe si ushqim i kafshëve si dhe në industrinë përpunuese.

Kosova importon sasi të konsiderueshme të miellit të grurit edhe pse egzistojnë kushtet për prodhimin e tijë në vend.

Për të plotësuar nevojat e veta me grurë,Kosova duhet të prodhojë rreth 360 deri 400 mijë tonelata në vit. Kjo sasi është e nevojshme për të ushqyer 2(dy) milion banorë me konsum mesatar vjetor rreth180-200 kg, për një banor.

Në bazë të rendimenteve të grurit të korrura gjatë vitit 2010, që janë rreth 7000 ton në sipërfaqe prej rreth 2000 ha, komuna e Gjilanit i plotëson nevojat e popullatës me grurë vetëm 25-30%.

Agroteknika-Gruri si kulturë dominuese lavërtare kërkon zbatimin e plotë dhe të përpikët të të gjitha masave bashkohore agroteknike.

Qarkullimi bimor

Grurin duhet kultivuar në sistemin e qarkullimit bimor,edhe pse ndryshe nga kulturat tjera lavërtare,gruri mund të kultivohet edhe në monokulturë,por kohë zgjatja e kultivimit të tillë nuk guxon të jetë më shumë se 2-3 vjet.

Parakulturat më të përshtatshme për grurin janë misri si dhe bishtajoret një vjeqare për kokërr si : fasulja, bizelja, soja etj.

Agroteknika bashkohore bazohet në mbjelljen e variateteve produktive me potencial të lartë gjenetik, si dhe kërkesave më të shprehura për të gjitha masat agroteknike.

Zhgjedhja e vatiateteve të Grurit për mbjellje

Variatetet domonuese tek ne janë ato të institutit të Novi Saditsi: Evropa, Renesansa, e hershmja e Novi Sadit etj. Variatetet Sllovene si : Luna dhe Lara, si dhe ato Hungareze : Martina dhe Tamara.

Nga hulumtimet shkencore ndikimet në rendiment të grurit janë:

- ndikimi i Variatetit -------------- 40%

- ndikimi i Agroteknikës -----31-40 %

- ndikimi i kushteve klimatike 21-29 %.

Punimi i tokës – Te kultura e grurit punimi i tokës është një nga masat e domosdoshmeagroteknike të kultivimit , përmes së cilës ndikohet në rendiment të lartë dhe kualitativ.Sipërfaqet e parapara për mbjelljen e grurit duhet të lavrohen në afat dhe thellësi optimale me përdorimin e mekanizimit të plotë.

Nëse gruri mbillet pas kulturave mihëse siq janë : misri, patatja,pangjar sheqeri , për të cilat që më parë toka është thelluar mirë, lavrimin e tokës për grurin duhet ta bëjmë menjëherë pas korrjes së tyre në një thellësi 25-30cm.

Në tokat kualitative me bonitet të lartë, siq janë tokat aluviale, qernozemi, tokat e zeza livadhore, lëvrimi i tokës bëhet në thellësi edhe më të cekët prej 15-25 cm.

E nëse gruri mbillet pas llojeve të tjera të drithrave të bardha: Elbi, Thekra, Tërshëra ose pas grurit (në monokulturë) , atëherë duhet të bëhet një lëvrim i cekët prej 12-18 cm,pas korrjes së tytre. Përmes lavrimit të cekët (sipërfaqsor) bëhet i mundshëm rrotullimi i pjesërishëm i shtresës sipërfaqsore të dheut,vendosja e mbeturinave bimore(hamujve) në thellësinë e duhur si dhe inicohet mbirja e farërave të barojave.

Pas kësaj në fillim të vjeshtës duhet të bëhet lëvrimi i thellë25-30 cm.

Pas lëvrimit themelor duhet menjëherë të zbatohet përgaditja e tokës për mbjelljen e farës ,nëpërmjet punimit plotësues me qëllim të imtësimit dhe rrafshimit të pjesës sipërfaqsore të sajë(trinimi, piatimi ose frezimi i sipërfaqes).

Gjatë pregaditjes së tokës për mbjellje,duhet gjithësesi që shtresa sipërfaqsore në thellësi deri në 10 cm, të imtësohet,shkriftohet dhe të rrafshohet sa më mirë, me qëllim që të mundësohet mbirja sa më e shpejtë dhe e unifikuar e farës së grurit.

Plehrimi – Gruri formon një sistem rrënjorë relativisht të dobët, me fuqi thithëse të dobët ,andaj aplikimit të plehrave minerale dhe atyre organike duhet ti kushtohet kujdes i veqantë. Sasia optimale e plehrave minerale dhe atyre të shtallës mvaren nga disa faktorë,para së gjithash nga fakti se qfar niveli të rendimentit kemi planifikuar si dhe nga tipi i tokës dhe potenciali prodhues i sajë.

Sasitë optimale të materjeve ushqyese të përcaktuara në bazë të disa kritereve,të shprehura në materje aktive janë:

- Sasia e azotit elementar 80-130 kg/h

- Sasia e fosforit elementar 80-120 kg/ha

- Sasia e kaliumit elementar 60-100 kg/ha

Sasitë e plehrave minerale per grurin shpërndahen në këtë mënyrë :para lëvrimit të thellë duhet të shpërndahe 50-70% nga sasia e përgjithshme e plehrave të fosforit dhe të kaliumit, si dhe 10-25% e plehrave azotike.Kjo do të thotë që në këtë kohë duhet shpërndarë sasinë prej 300-400kg/ha të plehrave komplekse NPK të kombimimit 15:15:15 .Sasinë tjetër të plehrave minerale duhet shpërndarë para mbjelljes ose me rastin e mbjelljes, me çrast rekomandohen plehra komplekse minerale NPK 15:15:15, në sasi prerj 150-200kg/ha.

Riplehrimi – apo ushqimi plotësues me materje ushqyese,e veqanërisht me materje azotike, gjat periudhës vegjetative është masë tejet e rëndësishme agroteknike që ndikon në rendiment poashtu edhe në kualitetin e frytit të grurit.Riplehrimi te ne kryesisht bazohet në plehra azotike në dy afate apo faza.

Riplehrimi i parë duhet të bëhet në dekaden e tretë të muajit shkurt deri në dekaden e parë të muajit mars, varësishtnga kushtet klimatike(20.02deri 15.03), atëherë kur bima e grurit gjendet në fazën e vëllazërimit, në këtë rast duhet të përdoren 250-300 kg /ha plehra azotike të NAG-ut 27% .Nëse përdoret plehu azotik UREA 46% duhet të përdoret rreth 200 kg/ha.Riplehrimi i dytë duhet të bëhet në fillim të muajit prill, poashtu me plehra azotike( NAG 27%), mvarsisht nga gjendja e zhvillimit të grurit dhe ka efektin e korrektorit apo të përmirësuesit.

Mbjellja – Është një nga masat agroteknike më të rëndsishme në kultivimin e grurit.Para se të fillojë zbatimi i kësaj mase agroteknime,duhet të bëhet zgjedhja e llojeve përkatësisht variateteve më të përshtatshme të grurit për regjionet e caktuara.Është e rëndësishme që fara e dedikuar për mbjellje të ketë cilësi të larta kualitative, të jetë e pastërt, e shëndoshë, e madhe, me energji të lartë mbirëse, e dezinfektuar dhe dezinsektuar mirë. Fara për mbjellje duhet të ketë qertifikatën(atestin), në të cilën janë të shenuara të gjitha cilësitë e farës.

Mbjellja e farës duhet të bëhet në afatin optimal i cili është prej 5deri 25 tetor, ky afat i përcaktuar kështu mund të ndryshoj për 5-10 ditë, mvarsisht nga kushtet klimatike dhe specifikat evariatetit.

Rezultatet më të mira arrihen me mbjellje në rende të ngushta me makina mbjellëse,me anën e të cilave sigurohet vendosja optimale e farës në tokë, si në dendësi ashtu edhe në thellësi.

Sasia optimale e farës për mbjellje duhet të jetë prej 240 – 280 kg/ha.Te variatetet produktive të grurit,të cilat karakterizohen me intenzitet më të shprehur të vëllazërimit, mbjellja bëhet më e rrallë me një sasi të farës prej 240-260 kg/ ha.

Nëse mbjellja bëhet me ,,dorë” apo nëse vonehemi në mbjellje (pas afatit optimal), kjo sasi e farës duhet të shtohet për 20-30% .

Poashtu është e domosdoshme që farën e grurit ta vendosim në thellësi optimale,e këtë në rend të parë e sigurojmë me mbjellje të mekanizuar.Në toka të shkrifta , farën e grurit duhet ta mbjellim në thellësi 3-4 cm,ndërsa në toka të rënda në thellësi prej 2-3 cm.  

 

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Riplehrimi i grurit

Gruri është ndër kulturat më të rëndësishme lavërtare, andaj kultivimit të tijë duhet ti kushtohet rëndësi e veqant...

ProCredit Bank

Të fundit

  • Rritja e pulave në oborr

    Shkruan:
    Rita Strakosha

    Vështirësitë ekonomike dhe papunësia që do të sjellë (dhe ka filluar të sjellë) piku i naftës do të bëjnë të ...

  • Sallata dhe spinaqi në ambiente të mbyllura

    Shkruan:
    AGRO.al

    Gjate muajit janë vërejtur shenja të shfaqjes se vrugjeve. Kjo ka ardhur si rezultat i lagështirës se tepërt të kësaj ...

  • Vjelja e pemëve

    Shkruan:
    Mestdan

    Pemëtaret shumë gjatë kanë qenë të shqetësuar për dëmtimet e frutave të freskët në treg. Kultivuesit e pemëve ...

  • Parimet e bujqësisë organike

    Shkruan:
    Bujqesia-Gjilan

    Bujqësia organike mban dhe përmirëson shëndetin e tokës, bimës, kafshës, njeriut dhe planetit si një e të pandare. Ky ...

Ju rekomandojmë

Lëngu i shegës mund stresin në zyrë

Sipas një studimi të ri, lëngu i shegës mund të ju ndihmojë të mundni stresin në zyrë. Lëngu i shegës ka treguar se ul ...

Pse domatet janë të mira për ju?

Domatet janë një burim i mirë i vitaminave dhe veprojnë si një pastrues gjaku. Konsumi i rregullt i domateve është i njohur...

Mbështetësit

Partnerët