Agro Kartela

Kultivimi i Rigonit

Shkruan:
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

Në qarkullim vjen si pjesa mbitokësore e bimës, fleta dhe vaji eterik. Rigoni bardhë është bimë shumë vjeçare, e gjelbër, gjysmë shkurre nga familja Lamiace.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike
Karakterizohet me sistem rrënjor shumë të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të degëzuar me shumë rrënjë të imëta. Pjesa mbitokësore karakterizohet nga një numër i madh i kërcejve me gjatësi (60-80cm), të cilët më afër sipërfaqes së tokës janë të drunjëzuar dhe shpesh shtrihen. Gjethet janë të imëta me gjatë si 3-4 cm me bishta të shkurtër kurse lulet me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe krejt bima ka një erë shumë të këndshme. Bima mirë i qëndron kositjes. Rigoni bardhë mbetët në të njëjtën sipërfaqe prej 3-5 vjet.

Përbërja kimike
Rigoni bardhë përmban 1-1.5% vaj ra eterike. Rigoni shfrytëzohet veçanërisht si mëlmesë në kuzhinë .

Kushtet e suksesit
Klima - Është bimë e klimës së nxehtë, më së shumti i përgjigjet terrenit me diell. Kundrejt nxehtësisë dhe dritës kanë kërkesa shumë të larta dhe te ne mund të kultivohen në gjithë vendin.
Toka - Nuk kanë kërkesa të veçanta sa i përket tipit të tokës, por megjithatë më së miri kanë sukses në toka pjellore, të shkriftë dhe të thella. Tokave me lagështi të lartë nuk preferohen.

Kultivimi
Qarkullimi bimor - Si dhe shumë kultura shumëvjeçare edhe rigoni bardhë nuk i nënshtrohet qarkullimit bimor. Origano mbetet në të njëjtë n parcelë 3-5 vjet. Si para kulturë i pëlqejnë kulturat që e lënë tokën në gjendje të shkriftë. Në të njëjtën parcelë nuk mund të kultivohen pa kaluar së paku tri vite me kultivim te kulturave tjera
Punimi tokës - Toka për kultivim duhet të lëvrohet sa më thellë që është e mundur edhe atë menjëherë pas vjeljes së kulturës së mëparshme. Lëvrimi duhet të kryhet në thellësi 35 cm nëse është e mundur. Parapërgatitja e tokës nënkupton imtësimin dhe rrafshimin.
Mbjellja - Rigoni bardhë në vend të përhershëm mund të kultivohet ne vjeshtë dhe pranverë . Në vjeshtë mbjellja kryhet pas shirave vjeshtore edhe atë nga gjysma e tetorit dhe deri atëherë derisa lejojnë kushtet klimatike. Në këtë periudhë kohore të mbjelljes farat vendosen pak më thellë me qëllim që farat mos të ngrihen. Rigoni i bardhë mbjellët në distance 60-70 cm në rend dhe 25 cm brenda rendit. Kështu që për një ha nevojitet në mes 57,000 deri 66,000 bimë . Distancat në mes rendeve duhet të rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja mund të kryhet me farë ose fidanë.

Kujdesi
Rigoni bardhë mbetet në të njëjtën sipërfaqe për 3 – 5 vjet dhe kësaj kulture duhet ti kushtohet një kujdes I veçantë dhe është e ngjashme sikur te kulturat shumë vjeçare kultivimi dhe mihja në mes rendeve, ujitja etj.

Kultivimi dhe mihja - Me kë to masa toka mbahet e shkrifët dhe pa baroja. Ky operacion kryhet disa herë varësisht nga gjendja e tokës, rrastimi dhe barojat. Kryhet me makina për kultivim në mes rendeve.

Ujitja - Pa marr parasysh në faktin se kjo bimë është e përhapur në të gjitha rajonet e thata, ato jashtëzakonisht mirë reagojnë në ujitje. Ujitja duhet të kryhet pas kositjes së parë gjegjësisht në Korrik dhe Gusht dhe më këtë do të arrihet edhe një rendimet më i lartë . Shpesh mund të ndodhë se kositen edhe tri herë.

Vjelja - Kositja duhet të kryhet në lartë si ku janë gjethet e shëndosha, nga 4-5 cm. Në vitin e parë merret një kositje kurse në vitin e dytë deri në dy kositje. Kositja e parë në fund të Qershorit dhe fillimi korrikut kurse e dyta fundi Shtatorit dhe fillimi Tetorit. Kositja duhet të kryhet në mot të mirë dhe të thatë. Tharja kryhet në mënyrë natyrore në një hapësirë të errët dhe me ajrim të mirë ose në tharë se në temperaturë deri 45°C. Nga 4-5 kg masës së freskët fitohen 1 kg pjesë mbitokësore të materies së thatë .

Rendimenti - Në vitin e parë fitohet 1000-2000 kg/ha pjesë mbitokësore të materies së thatë . Në vitin e dytë dhe vitet tjera pasuese merret nga 3000 – 4000 kg/ha. Nga një ha me Rigon të bardhë mund të përfitohet 30-40 kg /ha vajra eterikë.

Çmimi për kg të rigonit të thatë është 1.20€/kg.

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi
IADK

Nga i njëjti ekspert

Ektima kontagjioze tek delet dhe dhitë

Ektima është sëmundje ngjitëse e lëkurës së deleve dhe dhive, e cila prek kryesisht kafshët e reja, në vitin e parë të jetës së tyre...

Mirëmbajtja e ambalazhit në përpunimin e pemëve dhe perimeve

Cili është shkaku që kavanoza të thyhet? Çdo thyerje duket ndryshe dhe ka një shkak të veçantë. Shoku termik është karakterizuar nga një çarje që kalon rreth bazës s...

Roitja e bletëve – shumimi i bletëve në mënyrë natyrore

Roitja e bletëve është dukuri biologjike trashëguese ku bletët shumohen, ngase një pjesë e bletëve punëtore disa meshkuj dhe ëma e vjetër ndahet dhe vendosen në zgjua t...

ProCredit Bank

Të fundit

  • Mënyrat e ujitjes së bimëve

    Shkruan:
    Këshilluesi Bujqësor

    Mënyrat e ujitjes së bimëve janë të ndryshme. Ato kanë evoluar me kalimin e viteve, falë përmirësimeve të rëndësishme ...

  • Rritja e pulave në oborr

    Shkruan:
    Rita Strakosha

    Vështirësitë ekonomike dhe papunësia që do të sjellë (dhe ka filluar të sjellë) piku i naftës do të bëjnë të ...

  • Sallata dhe spinaqi në ambiente të mbyllura

    Shkruan:
    AGRO.al

    Gjate muajit janë vërejtur shenja të shfaqjes se vrugjeve. Kjo ka ardhur si rezultat i lagështirës se tepërt të kësaj ...

  • Vjelja e pemëve

    Shkruan:
    Mestdan

    Pemëtaret shumë gjatë kanë qenë të shqetësuar për dëmtimet e frutave të freskët në treg. Kultivuesit e pemëve ...

Ju rekomandojmë

Mos e hidhni lëkurën e mollës

Një mollë në ditë me të vërtetë mund të mbajë doktorin larg - për aq kohë sa ju nuk e hidhni lëkurën e saj. Përbë...

Mënyrat e ujitjes së bimëve

Mënyrat e ujitjes së bimëve janë të ndryshme. Ato kanë evoluar me kalimin e viteve, falë përmirësimeve të rëndësishme ...

Mbështetësit

Partnerët