Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Kosova shtet me perspektivë agrare në politikat e BE-së

Duke pasur parasysh se MSA luan rol kyç përbrenda kornizës së Procesit për Stabilizim dhe Asocim, atëherë rreth 70 për qind e MSA-s do të jetë marrëveshje e tregtisë së lirë. Nëse i referohemi produkteve bujqësore, atëherë kjo pritet të jetë edhe pjesa më e ndjeshme e negocimit. Kështu thonë zyrtarë të MBPZHR-së.

Adil Behramaj, zëdhënës, tha për portalin “Ferma Ime” se “ne jemi pjesë e grupeve punuese dhe do të jemi të kujdesshëm në koncesionet që do të bëjmë, sepse sektori i bujqësisë në Kosovë është ende në fazën e zhvillimit të kapaciteteve prodhuese dhe aftësive konkurruese”. 

Sipas Behramajt, Kosova shihet si një shtet me perspektivë agrare në politikat e BE-së dhe duke pasur parasysh që Politika e Përbashkëta Bujqësore është njëra nga shtyllat kryesore të saj dhe se gjysma e buxhetit të BE-së shkon për bujqësi dhe zhvillim rural, atëherë natyrisht që MSA-ja është e rëndësishme, sepse Kosovën e afron edhe më shumë me BE-në.

“Për sa i përket programeve, përkundër skepticizmit që kanë pasur shumë akterë vendor dhe të KE-së, në Kosovë si model është zbatuar edhe skema e granteve rurale deri më tash dhe përmes granteve investive prej 200-500 mijë euro janë mbështetur 26 agrobiznese në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese me 9.5 milionë euro. Kjo përkrahje, derisa ka qenë duke u akorduar, është shikuar si përkrahje, e cila nuk mund të absorbohet deri në 500 mijë euro si grant investiv, mirëpo është absorbuar dhe po rezulton mjaft suksesshëm”, vlerëson mes tjerash Behramaj.

Ndryshe, ai thotë se përmes shërbimeve këshillimore është duke u ndikuar edhe në ngritjen e kapaciteteve, si profesionale, ashtu edhe teknike të fermerëve, dhe se Ministria ka plan veprimi që tashmë është në gjendje të absorbojmë fonde edhe më të mëdha dhe t’i implementojmë ato në sektorin e bujqësisë.

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim luan rol kyç përbrenda kornizës të Procesit për Stabilizim dhe Asocim.

Kjo marrëveshje përfaqëson marrëdhëniet e përgjithshme kontraktuese midis BEsë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke imponuar të drejta dhe obligime reciproke.

Një asocim i këtillë ka vlerë të lartë politike dhe bazohet në implementimin gradual të zonës së lirë tregtare dhe në reformat e disejnuara për të arritur miratimin e standardeve të BE-së.

Është i disejnuar që të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik, të përforcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit, stabilizimin politik të vendit dhe rajonit, të kultivojë bashkëpunimin rajonal dhe të krijojë asocim të ngushtë dhe afatgjatë midis palëve kontraktuese./FermaIme/

 

 

 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Viti më i rëndë për vreshtarët e Rahovecit

Vreshtarët dhe verarët e Rahovecit, vitin 2014 do të përjetojnë shumë rëndë, ngase mbi 2600 Ha vreshta në komunën e ...

Shega ngadalëson plakjen

Doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së, zbulon studimi i kompanisë Pomegreat PurePlus, i kryer në 60 ...

Mbështetësit

Partnerët