Agro Kartela

Konsumimi i lëngjeve të perimeve për një shendet të mirë

Kemi folur për fruta, lëngjet e tyre por jo për lengjet e perimeve. Pse duhen të konsumohen dhe cilat janë efektet e tyre pozitive. Njihuni me lëngjet që duhen konsumuar më tepër dhe përfitimet e tyre.

Lengje te domosdoshme perimesh:
Lengu i karrotes
Eshte nje nga lengjet me te pasura ne vitamina si A, B, C, E dhe K dhe ndihmon funksionimin normal te gjithe organizmit, zhvillon tretjen, permireson oreksin dhe forcon dhembet.

Grate te cilat sapo kane lindur dhe prodhojne qumesht duhet te pijne shume leng karrote, sepse qumeshti nuk mjafton per te siguruar te gjitha elementet e nevojshme.

Dihet qe karrota eshte e dobishme per syte, gryket dhe organet e frymemarrjes. Per me teper, pastron trupin duke ndihmuar ne zbukurimin e lekures duke e mbajtur te re. Mund te perdoret shume mire ne trajtimin e akneve dhe lekures ne pergjithesi.

Lengu i domates

Lengu i domateve te ziera ka po ashtu shume vlera qe i duhen organizmit. Ai permban acide qe duhen per procese te nevojshme metabolike. Fatkeqesisht, ne zakonisht e konsumojme ate nga shishe te gatshme te blera ne supermarket.

Kur domatet konservohen dhe zihen me teper acidet organike, behen inorganike dhe te demshme per trupin tone. Lengu i fresket i domates permban shume sodium, kalcium, kalium, magnez, vitamine A dhe te tjere elemente te nevojshem.

Lengu i kastravecit

Eshte nje nga lengjet me natyrale dhe te shendetshme. Kastravecet bejne te mundur rritjen e flokeve dhe shtresezimin e thonjve.
Per me teper, ky lloj lengu ndihmon ne permiresimin e dhembeve nese ato jane ne gjendje te keqe dhe mishrat e tyre, meqe permbajne kalcium dhe fosfor.

Do te ishte me mire qe ky leng te kombinohej me karrote, spinaq apo dhe sallate jeshile. Bashkimi tyre perben nje kure te mire ne trajtimin e reumatizmes dhe dhembjeve te kyceve.

Te mirat e lengjeve te perimeve

Eshte e vertet se lengjet e perimeve jane me te nevojshme sesa ato te frutave, sepse ato nuk kane fruktoze (te pakten jo ne te njejten sasi).

Ja se cilat jane perfitimet e lengjeve te perimve dhe cilat jane disa prej te cilave duhen perdorur ne dieten tuaj ditore:

1. Lengjet qe merren nga perimet jeshile permbajne klorofil, i cili eshte shume efektiv ne realizmin e procedurave te detoksifikimit.

Klorofili e ben trupin tone me te forte, pastron melcine dhe ndihmon ne zhvillimin e qelizave te gjakut. Kjo eshte e vertetuar nga shume studime, te cilat shtojne se ai ndihmon dhe ne zhdukjen e kancerit.

2. Lengjet e perimeve ndihmojne gjithashtu ne pastrimin e organeve nga toksinat e ndryshme dhe papastertite e tjera.

3. Ato perbejne nje burim te shkelqyer te vitaminave, mineraleve, enzimave dhe lendeve ushqyese.

4. Lengjet e perimeve permbajne shume hormone natyrale, substance te mira dhe antibiotike. Per shembull, disa hormone qe i nevojiten pankreasit per te prodhuar insuline ndodhen ne lengjet e kastravecit dhe qepes, ndersa lengjet e domateve dhe rrepkave permbajne antibiotike.

5. Ato gjithashtu permbajne kalcium, kalium, dhe silic. Te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nje balance biokimike duke parandaluar plakjen e qelizave apo zhvillimin e semundjeve te ndryshme.

Ja nje liste e disa prej lengjeve me te perdorshme qe i duhen organizmit.

Leng selinoje

Eshte i pasur me natrium, kalium, kalcium, fosfor, vitamine B, vitamine A dhe C si dhe acid folik. Me pak fjale, eshte perfekt per ata qe jane duke mbajtur nje diete dhe ata qe punojne shume.

Ne dite te ngrohta nese pini nje gote me leng selinoje do te ndiheshit shume te lehtesuar. Pervec kesaj ndihmon ne uljen e presionit te gjakut si dhe ndihmon ne reduktimin e stresit. Ka substanca te tilla qe ndihmojne ne zvogelimin e dhembjeve te migrenes si dhe lufton qelizat kanceroze.

Leng panxhari

Eshte nje nga lengjet e perimeve me te nevojshme per formimin e qelizave te gjakut dhe zhvillimin e perberesve te tjere te gjakut. Ai permban acid folik, vitamina te ndryshme si A, C, B1, B2, B3, dhe beta-karoteine, kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe natrium.
Mire eshte qe te pihet me i perzier me lengje te tjera si karrote, pasi ka nje shije shume specifike e cila mund te shkaktoje marramendje.
Ja pse duhet perdorur lengu i panxharit

Permireson shendetin e melcise, te stomakut dhe fshikezes urinare. Ndihmon ne zhdukjen e kancerit dhe semundjes se anemise vecanerisht te grate. Gjate crregullimeve menstruale lengu i panxharit eshte shume i dobishem, nese pini 50-100 grame dy ose tre here ne dite. Gjate menopauzes ka efekte shume me te mira se vete ilacet.

Per te shtrydhur lengun e panxharit perdorni rrenjet e vogla pasi jane me te shijshme, ne krahasim me ato te medha.

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Farat e kungujve, shumë të kërkuara

Kjo farë me veti të shumta, e njohur gjithashtu si “pepitas”, ka qenë prej kohës shumë e çmuar nga amerikanët vendas p...

Kungulleshkat

Per 10 vjet me rradhe ne Florida jane realizuar studime epidermiologjike ne mbi 15 000 persona, te cileve iu kerkua te ...

Mbështetësit

Partnerët