Të mirat shëndetësore të panxharit

Rrepa e kuqe, apo siç njihet ndryshe edhe si panxhar, përmban nivel të lartë të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perim tjetër. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat i përmban rrepa e kuqe ulin tensionin e gjakut.

Sipas shkencëtarëve, kjo redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.

Një studim tjetër I kryer nga shkencëtarët amerikanë ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë e organizmit. Është e pasur me mikroelementet siç janë jodi, bakri, seleni dhe vanadiumi, ndërsa nga mineralet shumë të nevojshme përmban kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur.

Rrepa përdoret për pastrimin e organizmit nga toksina dhe paraqet ilaçin më të mirë natyror në shërimin e anemisë.

Përveç kësaj rrepa është e pasur me betaninë dhe betarinë, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për enët e gjakut, funksionin e mëlçisë dhe tëmthit, rregullimin e tensionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit deri 40 për qind.

Rrepa e kuqe ngadalëson edhe zhvillimin e demencës. Hulumtimet e kryera vite më parë, kanë treguar se përbërësit e rrepës luftojnë sëmundjet e lidhura me kujtesën. /FermaIme/ 

Të fundit

  • Ilaç natyrale nga lakra

    Lakra mundet ta përmirësojnë pasqyrën e gjakut, ta zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të ...

  • Lëngjet e perimeve, të dobishme

    Shpesh kemi folur për pemë, lëngjet e tyre po jo për lëngjet e perimeve. Pse duhen filluar të konsumohen në periudhën e ...

  • Sherbela lufton tuberkulozin

    Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe ...

  • Dobitë nga uthulla e mollës

    Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, ...

Ju rekomandojmë

BORONICA E KULTIVUAR

Ndonëse me veti shumë të larta ushqyese, si pjesë e grupit të bimëve malore në krahasim me kulturat tjera, kultivimi i ...

“Agro Business Consulting”, kompania konsulente më e suksesshmja në vend

Agro Business Consulting, futet në grupin e storjeve të suksesshme të kompanive konsulente të fushës së bujqësisë në ...

Mbështetësit

Partnerët