Top 4 pemët më të shëndetshme

Pemët nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Janë të pasura me vitamina A dhe C, por edhe me vlera tjera ushqyese qenësore për trupin e njeriut. Disa prej tyre mund të parandalojnë edhe sulmet në zemër, të kontrollojnë shtypjen e gjakut e kolesterolin, parandalojnë disa lloje të kancerit si dhe ju mbrojnë nga humbja e të pamurit.

Janë aq të mira, sa që ekspertë shëndetësorë në Kanada rekomandojnë, sidomos për femrat, që të hanë shtatë-tetë herë në ditë pemë apo perime.

Të gjitha pemët ofrojnë të mira shëndetësore, mirëpo katër të mëposhtmet janë përzgjedhur si më të fuqishmet kundër sëmundjeve të ndryshme.

Mollët – përmbajnë 75 kalori dhe 3 g fibra. Këto pemë përmbajnë gjithashtu antioksidantë të quajtur flavonoide, të cilët ulin mundësitë e zhvillimit të diabetit dhe astmës. Mollët janë gjithashtu edhe freskues natyralë të erës së gojës dhe i pastrojnë dhëmbët tuaj në secilin kafshim.

Gjithashtu, rekomandohet që mollët të mos qërohen, pasi që shumica e vitaminave qëndrojnë pikërisht menjëherë nën lëvoret e tyre, sikurse edhe shija e tyre që vjen direkt nga lëvorja.

Avokadot – përmbajnë 114 kalori, 4.5 g fibra dhe janë burim i mirë i Vitaminës E. Ato gjithashtu përmbajnë yndyra të shëndetshme të cilat ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Për ta mbajtur zemrën e fortë, zëvendësojeni gjalpin me avokado.

Edhe foshnjat i dëshirojnë aq shumë avokadot. Janë të buta, të lëngshme dhe të lehta për tu ngrënë, si dhe sasia e lartë e yndyrave pozitive, u ndihmon atyre të rriten e të zhvillon normal.

Bananet – përmbajnë 105 kalori, 3 g fibra dhe janë burim i mirë i Vitaminës B6, potasiumit dhe folatit. Me 422 miligramë potasium për banane, këto pemë të ëmbla kanë më shumë potasium sesa shumica e pemëve tjera dhe mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të shtypjes së gjakut.

Manaferrat – përmbajnë 31kalori, 4 g fibra dhe janë të pasura me antioksidantë. Ato e marrin ngjyrën e tyre të thellë vjollce nga antioksidanti i fuqishëm antocianin, e cila ndihmon në uljen e mundësisë për sulm në zemër dhe kancerit. Studimet kanë treguar se manaferrat mund të ndalojnë edhe zhvillimin e qelizave kancerogjene në mushkëri. /FermaIme/

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Kalkulimi i kostos së makinerisë së fermës

Kostot e operimit dhe pronësisë të makinerisë, shpesh janë më shumë se gjysma e kostos së përgjithshme të prodhimit të ...

Tulipanët, lulet e pranverës

Tulipanët janë lule shumë të bukura të cilat i japin shumë ngjyra dhe bukuri shtëpisë. Tulipanët janë lulet e preferuara...

Mbështetësit

Partnerët