Rrepa e bardhë, bima që parandalon kancerin

Rrepa e bardhë është një lloj bime e lashtë, e cila mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina më e përshtatshme për konsumin e kësaj bime.

Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Një fjalë e urtë kineze thotë se “kur rrepa e bardhë del në treg, nuk do të ketë njerëz në farmaci”. Pra, numri i pacientëve do të ulet ndjeshëm pas konsumimit të kësaj bime. Në vijim po ju paraqesim 4 efekte shëndetësore të kësaj bime dhe disa mënyra si mund të gatuhet.

1. Ruan freskinë e lëkurës

Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

2. Shtimi i oreksit

Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtes dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

3. Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Sipas MTK-së, pastrimi i zorrëve rregullon lëkurën dhe zhduk puçrrat në fytyrë.

4. Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Po ashtu, enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit. 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Në Gjilan thonë se bora nuk dëmtoi pemët dhe perimet

Moti me të reshura që po mbretëron këto ditë, ka shqetësuar fermerët e në veçanti pemëtarët dhe kultivuesit e perimeve...

Blerja e makinerive të vjetra, tani më e lehtë

Fermerët që blejnë traktorë të dorës së dytë nuk kanë nevojë të frikësohen më nëse blejnë traktorë të vjedhur ose...

Mbështetësit

Partnerët