Kujdes nga konsumimi i patëllxhanit

Patëllxhani është një prej perimeve më të përdorura për ushqim, ku gjen vend më së shumti në përgatitjen e sallatave dhe gjellërave të ndryshme.

Përveç të mirave shëndetësore të cilat i marrim nga konsumimi i patëllxhanit, kjo perime mund të shfaqë edhe alergji.

Shkencëtarët kanë bërë një studim me rreth 741 njerëz në Indi ku pas konsumimit të patëllxhanit, 10% prej tyre raportuan menjëherë shfaqjen e alergjisë, ndërsa 1.4 % e tyre raportuan shfaqjen e alergjisë pas 2 apo 3 orëve. Gjithashtu u raportuan edhe raste të shfaqjes së alergjisë edhe nga gjethet dhe lulet e patëllxhanit.

Format e shfaqura të alergjisë ishin ato të irritimit të lëkurës, gojës, përzierje në stomak, etj..

Individët të cilët janë të atopik (gjenetikisht të predispozuar për të zhvilluar reaksione alergjike të caktuara mbi ndjeshmërinë) ka më shumë të ngjarë që të kenë një reagim ndaj patëllxhanit, për shkak se patëllxhani përmban sasi të lartë të histaminës, të disa proteinave, etj..

Edhe nëse gatuhet, sërish mundësitë e shfaqjes së alergjisë janë të larta për shkak se disa lloje të proteinave mbijetojnë edhe gjatë procesit të gatimit. /FermaIme/

 

Të fundit

  • Ilaç natyrale nga lakra

    Lakra mundet ta përmirësojnë pasqyrën e gjakut, ta zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të ...

  • Lëngjet e perimeve, të dobishme

    Shpesh kemi folur për pemë, lëngjet e tyre po jo për lëngjet e perimeve. Pse duhen filluar të konsumohen në periudhën e ...

  • Sherbela lufton tuberkulozin

    Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe ...

  • Dobitë nga uthulla e mollës

    Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, ...

Ju rekomandojmë

PROCESI I PJEKJES SE VERERAVE

- Kontrollimi i ajrit te ekspozuar Pas perfundimit te fermentimit alkoolik vera eshte e perfunduar, por ende jo e pishme. Ajo ...

ZGJIDHET KRYESIA E RE E SHOQATËS SË QUMËSHTOREVE

Është mbajtur të mërkurën kuvendi i jashtëzakonshëm i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës në të cilën u analizua ...

Mbështetësit

Partnerët