Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Vetit shëruese të Pjeprit

Çfarëdo lloj pjepri që zgjidhni, nuk gaboni. Kjo pemë e pasur me ujë, vitamina dhe minerale është ideale për ditët me vapë.

Pikërisht si shalqiri, pjepri e ka origjinën nga Azia dhe Afrika tropikale, e në fakt bie në grupin e perimeve. Në botë ka rreth 50 lloje pjeprash, tek ne janë më të njohur pjeprat "kantalupe".

Sado që na pëlqejnë, pak dimë sa të shëndetshëm janë. Përmbajtja e lartë e ujit dhe e kaliumit nxit punën e veshkave, gjegjësisht ndihmon detoksikimin e organizimit. Për shkak të vitaminave A dhe C pjepri vepron edhe si antioksidues, shkruan Kosova Sot. Fibrat ushqyese që i ka pjepri lehtësojnë tretjen dhe ndihmojnë tek problemet me lukth, e vetë fruta na freskon dhe na qetësonnë mënyrë psikike.

Për shkak të vlerave të ulëta kalorike është i shkëlqyer për secilin, që dëshiron që gjatë verës të mbajë dietë. Pjeprin është më së miri ta ruani në frigorifer, por është e dëshirueshme ta mbështillni me letër, që aroma e tij intensive të mos kalojë në ushqimet e tjera. 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Pemët dhe perimet ulin rrezikun nga vdekja e parakohshme

Konsumimi i shpeshtë i pemëve dhe perimeve ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare...

Agjencia e komuna shtyhen për kompetenca, keqbërësit shkatërrojnë pyjet

Pyjet e Kosovës, si pasuri kombëtare, po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa institucionet shtetërore, ato qendrore dhe lokale, ...

Mbështetësit

Partnerët