Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ndikimi në mjedis rrit koston e prodhimit të energjisë

Në ditën e dytë të konferencës mbi “Tregun e energjisë në Evropën Juglindore” janë prezantuar mundësit e prodhimit të energjisë së ripërtërishme në Kosovë dhe rajon, si dhe mbulimi i prodhueshmërisë së energjisë që aktualisht bëhet nga kapacitetet fosile.

Ndikimi në mjedis i prodhimit të energjisë së ripërtërishme është thënë aty të premten se duhet të jenë minimal. Nisur nga ky aspekt, sipas referuesve, Kosova mund të humbë miliona euro nga donacione apo kredi të ndryshme për konsolidimin e kapaciteteve të ripërtërishme të energjisë elektrike.

Edhe uji që shfrytëzohet për prodhimin e kësaj energjie duhet që sërish të ripërpunohet, dhe kjo kërkon kosto shtesë, është thënë në konferencë.

Drejtoresha për Kosovë dhe rajon në “KFW” (Banka Gjermane për Zhvillim), Esther Gravenkotter, ka thënë se ky institucion nuk e ka në plan që të investojë në lidhjen e Kosovës me Maqedoninë nëpërmjet një linje të re 400 kilovoltëshe, çështje kjo që është ngritur gjatë konferencës të premten. Ajo ka thënë se nuk do të përkrahen as zhvillimet e kapaciteteve të vogla private të energjisë së ripërtërishme, meqë “KËF” nuk ka synim të drejtpërdrejtë përkrahjen e prodhuesve privatë.

“Deri më tani nuk kemi pasur zotime të tilla. Kemi linjat e kredive për këtë, mirëpo partnerët tanë janë publikë dhe jo privatë”, ka thënë Gravenkotter.

Ajo ka thënë se për finalizimin e projekteve të vogla për prodhimin e energjisë elektrike duhet edhe mbështetja e Qeverisë.

“Qeveria e shtetit duhet të ofrojë një lloj mbështetjeje”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo mbështetje përdoret edhe si garanci për investimin e mjeteve.

Dominic Hereth, këshilltar për investime në “Green for Grovth Fund”, është shprehur se Kosova sikurse edhe vendet e tjera të rajonit përballet me një rrezik të mundshëm për ikje të investitorëve potencialë nga fusha e prodhimit të energjisë elektrike për shkak të mundësive për ndikim në mjedis nga kapacitetet prodhuese të këtij lloji të energjisë elektrike.

“Nuk ka asnjë gjasë të financimit të projekteve që kanë ndikim të lartë mjedisor”, ka thënë Hereth të premten, në ditën e dytë të kësaj konference.

Veton Qoku, avokat nga Maqedonia, pjesë e kompanisë “Karanoviq-Nikoliq”, ka dhënë qëndrimin se në shtetin fqinj kanë nisur tashmë praktikat private për prodhimin e energjisë së ripërtërishme. Ai ka treguar se si një firmë e madhe e pulave në Maqedoni po shfrytëzon mbetjet e shpezëve për të gjeneruar më pas energji të mjaftueshme elektrike aq sa konsumojnë impiantet për rritjen e zogjve në fermë.

“Rajoni duhet të orientohet nga energjia e ripërtërishme sepse i kemi pothuajse zero burimet fosile”, ka thënë Qoku.

Ai ka thesuar se në bazë të legjislacionit në fuqi në Bashkimin Evropian, së paku 33 për qind e energjisë së një vendi duhet të vijë nga burime të ripërtëritshme deri më 2020. Sipas tij, janë tri alternativa që përcjellin investimet në sektorin e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, shkruan Koha Ditore.

“Alternativa e parë është që investitorëve t’u jepet stimulim vetëm në fillimin e investimeve të tyre, ndërsa alternativa e dytë është që masat stimuluese të shkojnë në inovacion të teknologjisë. Alternativa e tretë është që të përmirësohet sa më shumë procesi i prodhimit të energjisë nga burimet fosile”, ka thënë Qoku.
 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Pjeshka aromatike, e lëngshme dhe shëruese

Pjeshka është pastrues i përkryer i zorrëve, ndihmon tretjen më të mirë, e njëkohësisht është edhe laksativ dhe ...

Të reshurat i shkaktuan mbi 230 mijë euro dëme Rahovecit

Mbi dy milionë euro është shuma e borxheve që ka Komuna e Rahoveci për vitin e kaluar, e shuma e dëmeve nga reshjet e fundit...

Mbështetësit

Partnerët